Deputeti nga rradhët e AAK-së, Daut Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka kritikuar presidentin e sapo zgjedhur Hashim Thaçi.
Haradinaj ka thënë se Kosova po mbushet pluhur në mungesë të rregullimit të rrugëve sepse po kontraktohen kompani që nuk kanë as lopata.
Lexoni postimin i plotë:
Ky që sot u zgjedh president e flet për rrespektimin e të gjithë qytetarëve në mënyrë të barabart.
Para pesë vitesh kanë filluar punimet për rregullimin e rrugës për Dukagjin, siç po e shihni vet kjo rrugë jo që nuk ka perfunduar por vazhdon të jetë akoma më keq se sa ishte.
Kjo është arteria kryesore që e lidh 1/3 e Kosovës me Prishtinën dhe në të njejtën kohë e lidh Kosovën me Malin e Zi.
Kosova po mbushet autostrada e Dukagjini po mbushet pluhur sepse kontraktohen kompani që nuk e kanë asnjë lopat.


















