Lajmet

Jahjaga: Kam parë një shoqëri që po humb durimin nga kjo klasë politike

06.04.2016 17:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Në një fjalim të mbajtur para studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në prag të dorëzimit të mandatit të saj, ka thënë se ka pasur nderin të jetë presidente e Kosovës për pesë vite. Jahjaga, tha se gjatë mandatit të saj, ka parë një shoqëri të lodhur, që po humb durimin nga një klasë e pavëmendshme politike.

Sipas presidentes, çelësi i suksesit për të rimëkëmbur Kosovës është në duart e të rinjve.

“Shumica e prindërve tuaj kanë refuzuar karriera premtuese që t’i bashkëngjiten rezistencën, të ndërprenë ciklin e padurueshëm të dhunës. Kërkoj nga ju që çdo ditë derisa niseni në ligjërata të kujtoni këtë sakrificë sepse atëherë do ta kumtojmë dhe do ta kemi të qartë se çmimi ka kjo liri e jona”, iu ka drejtuar Jahjaga studentëve, transmeton kp.

Ndërsa, ka vazhduar: “Në këto 5 vite kam pasur nderin të jem presidente e juaja, kam parë nga afër disa fytyra të qytetarëve të Kosovës të pashëruara, të lodhur nga përplasjet e të etur për drejtësi. Herë pas here kam parë një Kosovë pesimiste. Kam parë një shoqëri që po humb durimin nga një klasë politike e pavëmendshme. Kam parë një Kosovë, ku një pjesë e qytetarëve duan të marrin rrugë të pakshim, të lodhur dhe të dëshpëruar se do të bëhet mirë”.

Gjithashtu, Jahjaga tha se ngadalë por sigurt po e sheh një shoqëri që po ngritët ndaj të keqes, që do ta luftojë nepotizmin, dhe po sheh një Kosovë që i kupton drejtë sfidat që shtrihen përpara.

“Kosova që synojmë nuk bëhet brenda natës. Ka qenë nderë dhe privilegj të jem presidentja juaj dhe ju përkulem përjetësisht”, ka thënë ajo.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer