Lajmet

Çollaku takon 4 ambasadorë për procesin e liberalizmit të vizave

06.04.2016 16:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Ministri i Integrimeve në Qeverinë e Kosovës ka zhvilluar një sërë takimesh me ambasadorë të vendeve evropiane që qëndrojnë me ambasadat e tyre në Kosovë.

“Në vazhdën e takimeve me ambasadorë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian lidhur me procesin e liberalizimit të vizave, ministri i Integrimit Evropian Bekim Çollaku, ka pritur sot në takime të ndara ambasadoren e Kroacisë në Kosovë Maria Kapetanoviq, ambasadorin e Austrisë Gernot Pfandler, ambasadorin e Sllovenisë Miljan Majhen si dhe shefin e Misionit në Ambasadën e Suedisë Henrik Nilsson”, thuhet në komunikatën e MIE-së, transmeton Koha.net.

Ministri Çollaku, sipas komunikatës ministrore, ka informuar diplomatët evropianë me ecurinë e tërë procesit të liberalizimit të vizave dhe ka vlerësuar se Kosova ndodhet në periudhën vendimtare sa i përket këtij procesi. “Kriteret e përcaktuara i kemi përmbushur. Tani presim vendimin meritorë që do t’i mundësojë qytetarëve tanë të lëvizin pa viza në shtetet e Zonës Schengen”, ka thënë ministri Çollaku gjatë këtyre takimeve.

Ai po ashtu ka falënderuar diplomatët e këtyre shteteve për përkrahjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe ka nënvizuar nevojën që këto shtete mike të vazhdojnë të mbështesin tani, liberalizimin e vizave. Nga ana tjetër diplomatët evropian kanë konfirmuar qëndrimin mbështetës të shteteve që përfaqësojnë për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare