Lajmet

Punëtorët e KEDS-it protestojnë për zbatimin e kontratës kolektive

06.04.2016 16:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Punuan më shumë se tre vjet në KEDS, por tani bredhin rrugëve, duke kërkuar derë më derë për të kërkuar që të respektohet kontrata kolektive nacionale, kontratë kjo e cila ishte nënshkruar edhe nga kryeministrit në atë kohë Hashim Thaçi.

Pas shumë dialogëve, takimeve dhe premtimeve që morën nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, punëtorët e KEDS, sot kanë qëndruar rreth dy orë para kësaj ministrie, për të kërkuar nga ministri Arban Abrashi që të respektohet kontrata e tyre.

Pas insistimit të tyre për të hyr në objektin e ministrisë, ata takuan zëvendësministren e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rita Hajzeri. Por, nuk u ndanë të kënaqur, pasi që siç deklaruan përfaqësuesit e sindikatës ajo nuk kishte dhënë zgjidhje konkrete.

Punëtorët lajmëruan një protestë tjetër me 16 prill dhe u zotuan se nuk do ndalën me kaq deri në respektim të kontratës kolektive.

Nënkryetari i Sindikatës së KEDS-it, Sherif Fejzullahu, tha se janë mbledhur për të shprehur shqetësimin e tyre për largimin e punëtorëve nga KEDS, e që këtë largim ai po e bënë edhe me lejen e Qeverisë së Kosovës.

“Jemi tubuar ta shprehim shqetësimin tonë, KEDS ka filluar largimin e punëtorëve nga puna, këtë leje ua dha Qeveria e Kosovës, i mashtruan edhe sindikatat edhe punëtorët, nuk e vërtetuan se kontrata kolektive nacionale, është e aplikueshme për të gjitha kompanitë publike dhe private, të Kosovës, këtë kontratë e nënshkruan publikisht para të gjithë punëtorëve të Kosovës, dhe në emër të sindikatave të Kosovës dhe këtë nënshkrim e vuri në emër të Qeverisë së Kosovës, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi sot President i Kosovës”, tha Fejzullahu.

Në takim me zëvendësministren Hajzeri ishte kryetari i Sindikatës së Pavarur të Elektrokosova-KEDS, Hysni Gashi, nënkryetari Sherif Fejzullahu dhe tre punëtorë të tjerë.

Nënkryetari Fejzullahu tha se Qeveria po negl izhon kërkesat e tyre.

“Asgjë nga gjitha ato që ne po mundohemi, asgjë nga ajo çka na kanë premtuar, asgjë nga ajo që ju takon si kontratë nacionale që kanë premtuar para gjithë masës dhe bashkimit të sindikatave të Kosovës, total jo një seriozitet, neglizhencë ndaj punëtorëve dhe praktikisht neve jemi në programin tonë të sindikatës aty ku e kemi marrë vendimin, protesta është e pashmangshme, gjyqet ndërkombëtare janë të pashmangshme, përkrahja e punëtorëve të sindikatave të tjera është e pashmangshme…Na u tha se ky thotë e kemi kryer punë, jo ai e kemi kry punën, përfundimisht asnjë punë nuk e kanë kryer, as bile nuk e kanë pas gajle për atë se punëtorët e KEDS-it do të dalin nga puna”, tha Fejzullahu.

Për këtë ai tha se do të vijnë prapë para kësaj ndërtese, por tash me protestë.

Kryetari Bashkimit të Sindikatave të Punëtorëve të Kosovës (BSPK), Haxhi Arifi, i cili ishte edhe në takim me përfaqësuesit e sindikatës së Pavarur të KEDS, ka përmendur që kohë më parë kontrata kolektive nacionale është nënshkruar nga tre partnerë, punëdhënësi, punëmarrësi dhe Qeveria, e që si garant ka qenë nënshkrimi i Hashim Thaçit, në atë kohë kryeministër i vendit.

“Kjo më nuk diskutohet, për ne është një ligj, një ligj i cili duhet të respektohet në dy sektore, sektorin publik, dhe sektori privat. Ne kemi probleme tani me disa kompani multinacionale, gjegjësisht fjalën e kemi për KEDS-in tani, ata duhet deshën, apo nuk deshën t‘i nënshtrohen ligjeve të Kosovës, nëse nuk duan mund të shkojnë, tjetër rrugëdalje nuk ka, marrëveshja është nënshkruar….nëse nuk takohem me ministrin sot dhe me të tjerët, do të ja dërgojmë një shkresë sindikatave botërore dhe evropiane do t’i informojmë për shkeljet që i bëjnë e që janë edhe me konventat ndërkombëtare”, tha Arifi.

Edhe Rabije Xhemaili e cila kishte punuar përmbi gjashtë vite në KEDS, doli për të shprehur shqetësimin e saj. Xhemaili, ka treguar se nuk është zbatuar kontrata kolektive, e që ende nuk dihet me fatin e saj dhe kolegëve të saj.

“Për padrejtësitë që iu bëhet punëtorëve , që largohen nga punës dhe nuk zbatohet kontrata kolektive, ky është shqetësimi ynë..nuk dihet ende fati ynë, momentalisht nuk na ka ardh asnjë informacion’, ka treguar Xhemaili.

Fatime Zeka, punëtore e KEDS që doli për të kërkuar respektimin kontratës kolektive nacionale, tha se punëtorët mbetën në rrugë, e kjo pasi që Qeveria i shiti për pronarët e huaj.

“Ai objekt me njerëzit tanë, me djersën e punëtorëve tonë ndërtuar dhe sot ne mbesim në rrugë, dhe qeveria jonë na ka shit te pronarët e huaj dhe jemi ardh sot në këtë gjendje që jam ardh”, tha Zeka.

Përfaqësues të sindikatës kanë bërë me dije se nuk do të ndalen së protestuari deri sa të jepet vendimi i kontratës kolektive nacionale. Ata madje kanë kërkuar nga Hashim Thaçi që të deklarojë se nënshkrimi i tij me partnerët social ka qenë dhe është serioz.

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer