Haradinaj: Kjo shumicë qeveritare nuk mund ta drejtojë më këtë vend

E publikuar: 05/04/2016 20:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i AKK-së Ramush Haradinaj, në një postim të vetin në Facebook, ka kritikuar Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës, për siç ka thënë ai, shfrytëzimin e numrave për paprekshmërinë e vet e jo për paprekshmërinë e shtetit.

Haradaj ka thënë se shumica qeveritare i ka futur duart në shtet, në territor dhe në rend kushtetues, prandaj, sipas tij, nuk mund ta drejtojë më këtë vend.
Ai ka shkruar:

“Shumica qeveritare në Kosovë, në vend që numrat në Kuvend t’i shfrytëzojë për paprekshmërinë e shtetit, ata këta numra i kanë shndërruar në instrument për paprekshmërinë e vet!

Përtej kësaj ata i kanë futur duart në shtet, në territor dhe në rend kushtetues dhe prandaj nuk mund ta drejtojnë më këtë vend!
Ata nuk kanë marrë votë për ta cenuar shtetin por për ta qeverisur atë!”