Pacolli: S’e kam pasë nëntokën e as komandantët, se përndryshe kisha me vazhdue me qenë President

05.04.2016 21:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

“S’pari te falenderoj per mundesine e dhane. E kam lexue vendimin e Kushtetueses dhe kam mbete i habitun, ne njifar forme i shokuem e i habitun”, tha ish-Presidenti Behgjet Pacolli ne Rrokum Roll.

Pacolli theksoi se ajo qe ma shume e ka habit asht fakti qe per te ka qene dashte me qene tane deputetet, e per Thaçin vetem 2/3.

“Shihet kjarte qe ka qene nji gja e pregaditun. Tash mu me jepet nji dyshim qe ky instrumentalizim per me u zgjedh Presidenti ne kohen kur jam zgjedh une, ka qene loje. Ka qene nji gja e orkestrueme”, tha Pacolli.

https://www.youtube.com/watch?v=xV21xXnrO6E

“Kam ardhe me i ndihmue Kosoves, as me ba krim e as me vjedhe, se une kam qene i pregaditun kur kam ardhe. Une e du vendim tim e qytetarin tim”, tha ai, tue shtue se kur ka ardhe ai ka qene i vetmuem, e qysh tha – nuk kam pase organizate nentokesore e komandanta per me m’ndihmue.

“Po te kisha qene ai njeri qe ka me i pague ata cent, kisha me qene Presidnet i Kosoves”, tha Pacolli tue kallxue se votat neper qytete – blehen!

“Shpirti me dhemb per qytetaret e Kosoves qe mendojne se kane perzgjedhe njerez te duhun per me i udheheq. Asht nji gja e trishtueshme”, tha ai dhe apeloi te qytetaret e Kosoves me ndryshue kete gjendje.

“Tue e pa pergjigjen e Kushtetueses ne kerkesen e dergueme nga opozita, çka me i thane tjeter pos me urue. Ai e arriti kete sfide qe, qysh po shihet, ka qene e lehte per te – me u ba President”, konstatoi Pacolli.

“S’besoj qe zotni Thaçi ka te baje shume me kete vendim, a ka ndikue ai a dikush tjeter … nuk e di”, tha ai.

Ne pyetjen a ka me marre pjese ne inaugurimin e Thaçit President, Pacolli tha:”Nese jam ketu, ndoshta shkoj”.

Ne vazhdim te bisedes, Pacolli vleresoi se Parlamenti nuk punon per qytetarin.

“Kur kane pase interes per veti, kane qendrue deri ne mbramje e kane inplementue ligje”, theksoi ai.

“Ky shtet asht grabitqar, nuk njeh moral e s’ka dinjitet. Une e kam humb respektin per keta njerez. Ky shtet asht i krijuem per njerez te forte qe ndikojne edhe ne Gjykata”, tha Pacolli nder te tjera, tue theksue se ja kane marre nji prone qe e ka ble vet, tue iu referue hotelit Grand.

“Gjykatesit e Gjykates Kushtetuese raportojne te njerezit e forte, ose marrin mesime prej fillimit nga ta si me veprue”, akuzoi ai.

“Kam prite shume ma teper ne rrafshin e zhvillimit ekonomik, kam insistue me shume mund me u formue 2 zona te lira ekonomike ne Gjakove e Mitrovice. Me shume entuziazem kam qene aty ne çdo moment, kam mendue qe keto 2 komuna kane me u kthye ne shembull per komunat tjera se realiteti ka qene tjeter se ka pase bllokime”, tha ai tue e kujtue deklaraten e ministres se Tregtise Hykemete Bajrami, e cila tha se Kosova nuk ka nevoje per keto 2 zona, se krejt Kosova ka me u ba zone e lire ekonomike.

Pacolli ne vazhdim te bisedes tha se asht ne gjendje me marre Qeverine e me ja kallxue me vepra e ne pika te caktueme se ku e kane shkaterrue Kosoven, tue shtue se Qeveria e don vetem taksen e qytetarit.

“Absolutisht po”, ishte pergjegja e Pacollit kur u pyet nga moderatori Jupolli se a po shkon Kosova drejt falimentimit ekonomik.

Tue fole per MSA’n, qe ka hy ne fuqi per Kosoven, Pacolli i kallxonte veprimet qe asht dashte me i pa Qeveria para se me hy ne fuqi MSA, ne menyre qe mos me e nxane te papregaditun vendin. Ai tha se asht dashte me u ba fondi i kursimeve te shtetit dhe asht dashte me u heq pengesat ne dogana.

Per Pacollin shteti duhet me u udheheq nga njerezit qe e dojne vendin dhe qe nuk kane interesa personale.

“T’kisha qene une ne pushtet, Vucic s’kishte me ardhe ketu si ne darsem. Asht dashte me u dhane mesazhet qe ky vend ka Qeveri, qe nuk ka frige prej askujt. Une si President ne diten e trete kam shkue ne Mitrovicen e veriut e sa e di une, mbas meje askush nuk ka shkue. Po e them, le ta ndigjon edhe Vucic – kurre kamba e tij nuk kishte me shkele ne Kosove pa protokol”, tha rreth vizites se Kryeministrit serb Aleksandar Vucic ne vendin tone.

Per çashtjen e riaktivizimit te partise se tij AKR ne zgjedhjet e ardhshme, zotni Pacolli u shpreh i bindun:

“20% kemi me i fitue se e di qysh shkojne punet. Kam besim qe qytetaret e Kosoves jane vetedijesue e kane me m’ndihmue me formue Qeverine e me çue vendin perpara”.

Pacolli tha se si qellim i AKR asht me zhduk mjerimin qe e ka kaplue vendin, dhe me krijue vende te reja te punes.

“Na jemi tue punue ne programin tone. Kete program kemi me jau shpernda njerezve dhe kemi me kqyr kush mundet me realizue ate”, tha Pacolli, tue shtue ne planin e tij asht zhvillimi ekonomik, e ne pyetjen se per sa kohe kishte me ba zhvillimin ekonomik, ai tha – per 2 mandate.

Gjate bisedes Pacolli kallxoi se me daten 9 Prill kane me u mbajte zgjedhjet e mbrendshme ne partine AKR ku, qysh tha ai, deri ne Qershor perfundojne te gjitha ne krejt komunat e Kosoves, dhe ne Shtator ka me u mbajte konveta e pergjithshme, ku ka me u zgjedh edhe kreu i AKR’s.

“E kam ba per vendin, s’e kam ba per PDK”, tha tue fole rreth koalicionit te maparshem me PDK’n dhe mundesise per koalicion mes AKR’s dhe partive tjera.

Pacolli tha se nga zgjedhje nuk i duhen veç 5 ose 10%, por i duhen 20%, ne menyre qe me formue Qeverine.

Krejt ne fund, ish-President Pacolli dha si mesazh se askush nuk mundet me imponue ne Kosove, dhe se pret nga qyetaret me u vetedijesue.

“Le ta din qytetari qe ai duhet me mendue per veten dhe familjen e vet, e ne momentin e duhun duhet me dhane voten e tij”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“…Për shkak të zgjedhjeve”, Artan Behrami reagon pas raportimeve për shtyrjen e shpalljes së vendimit nga Haga

“…Për shkak të zgjedhjeve”, Artan Behrami reagon pas raportimeve për shtyrjen e shpalljes së vendimit nga Haga

Avokati Luka Misetic konfirmon se shpallja e verdiktit për Thaçin dhe të tjerët është shtyrë për 20 korrik

Avokati Luka Misetic konfirmon se shpallja e verdiktit për Thaçin dhe të tjerët është shtyrë për 20 korrik

Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami e Hoti munguan në mbledhje, ish-deputetja tregon arsyen e saj

Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami e Hoti munguan në mbledhje, ish-deputetja tregon arsyen e saj

Trump: ShBA po bën marrëveshje të jashtëzakonshme për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Trump: ShBA po bën marrëveshje të jashtëzakonshme për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Rikthimi i Osmanit në LDK, Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

Rikthimi i Osmanit në LDK, Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

MINTI intensifikon kontrollet në tregun e produkteve të qumështit, paralajmëron masa ndëshkuese

MINTI intensifikon kontrollet në tregun e produkteve të qumështit, paralajmëron masa ndëshkuese

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

LVV me thirrje për mërgatën: Regjistrohuni për të votuar, afati hapet nesër

LVV me thirrje për mërgatën: Regjistrohuni për të votuar, afati hapet nesër

Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së: Armëpushimi me Iranin ende nuk ka mbaruar

Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së: Armëpushimi me Iranin ende nuk ka mbaruar

Agjencia e Kosovës për Akreditim merr vulën amerikane, Kurti: Kosova e para në Evropë me njohje nga CHEA

Agjencia e Kosovës për Akreditim merr vulën amerikane, Kurti: Kosova e para në Evropë me njohje nga CHEA

Haskuka: LVV-ja fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

Haskuka: LVV-ja fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

949 qendra votimi në 38 komuna, publikohet lista preliminare me mbi 2 milionë votues për zgjedhjet e 7 qershorit

949 qendra votimi në 38 komuna, publikohet lista preliminare me mbi 2 milionë votues për zgjedhjet e 7 qershorit

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë, Specialja refuzon dëshminë e dëshmitarit të dytë të ZPS-së

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë, Specialja refuzon dëshminë e dëshmitarit të dytë të ZPS-së

Zgjedhjet e parakohshme, edhe dy ditë afat për zyrtarizim të koalicioneve

Zgjedhjet e parakohshme, edhe dy ditë afat për zyrtarizim të koalicioneve

LDK sot shqyrton bashkëpunimin me listën e Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit

LDK sot shqyrton bashkëpunimin me listën e Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit