Kryesore

Diplomatët evropianë përkrahin procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët

05.04.2016 16:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Ministri i Integrimit Evropian ka pritur sot në takime të ndara ambasadoren e Holandës në Kosovë znj.Gerrie Willems, ambasadorin e Italisë z. Andreas Ferrarese si dhe ambasadorin e Hungarisë z. Laszlo Markusz, me të cilët ka biseduar për procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët.
Gjatë takimeve me diplomatë evropian, ministri Çollaku ka vlerësuar përkrahjen e deritanishme dhe ka shprehur bindjen se përkrahja e këtyre shteteve nuk do të mungojë as në këtë fazë kur po i afrohemi vendimmarrjes sa i përket liberalizimit të vizave.
“Ne kemi dëshmuar përkushtim në këtë proces duke përmbushur të gjitha obligimet e përcaktuara. Jam i bindur se puna jonë do të vlerësohet drejtë dhe do të pasojë me një vendim meritor që do t’i mundësonte qytetarëve tanë lëvizje pa viza në Zonën Schengen. Si udhëheqës i këtij procesi besojë se do të kemi mbështetjen e shteteve mike që kjo çështje të përmbyllet suksesshëm dhe sa më parë”, ka thënë ministri Çollaku gjatë këtyre takimeve.
Nga ana tjetër ambasadorët, shprehën gatishmërinë e shteteve të tyre për të vazhduar me mbështetje ndaj agjendës evropiane të Kosovës e posaçërisht për procesin e liberalizimit të vizave.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare