Kryesore

A do ta pengojë Opozita inaugurimin e Thaçit si President?

05.04.2016 09:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Hashim Thaçi u zgjodh President i Kosovës më 26 shkurt të këtij viti – pas tre raundeve të votimit, me debat e akuza –kundërshti e pakënaqësi nga oponentët e tij politik.

Asokohe, opozita ishte zotuar se do ta ndalte zgjedhjen e tij, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Gazi lotsjellës nuk mungoi as brenda e as jashtë objektit të parlamentit, ku pati edhe ballafaqime mes protestuesve dhe policisë të cilët kundërshtonin që në postin e të parit të vendit ta kenë liderin e deritanishëm të PDK-së Hashim Thaçin.

Përkundër gjithë këtyre zhvillimeve më 7 prill në Kuvendin e Kosovës, Thaçi do ta bëjë betimin solemn, kurse të nesërmen do të mbahet ceremonia e inaugurimit të tij të bëhet në sheshin Skënderbeu, në një formë të re të paparë më herët në vendin tonë.

Por, a do ta pengojë Opozita inaugurimin e tij?

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka thënë se nuk është diskutuar kjo çështje, por sipas tij problemi kryesor është diku tjetër.

“Nuk kemi diskutuar për këtë çështje. Mendojmë që problemi kryesor i Kosovës është qeveria aktuale e cila është duke prodhuar skandale për çdo ditë. Zgjedhja e Thaçit president është një nga simptomat e keqqeverisjes dhe tendencës së vazhdueshme për kapje të shtetit”

“Ne do të konsolidohemi si opozitë dhe do të organizohemi edhe më mirë në mënyrë që të protestojmë edhe më fuqishëm kundër qeverisë anti-kushtetuese,” ka thënë Krasniqi, njofton Klan Kosova.

Se nuk ka një akordim dhe skenar të veprimeve të partive opozitare e ka pohuar edhe partia tjetër opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me anë të një kumtese për media.

“Për sa i përket një veprimi të përbashkët opozitar në ditën e betimit të Presidentit, deri me tash nuk pasur një diskutim apo vendim për këtë çështje,” thuhet në komunikatën e AAK-së.

Bilall Sherifi, sekretar i përgjithshëm i NISMA-s për Kosovën ka konfirmuar thuajse të njëjtën linjë si dy paritë tjera opozitare.

“Deri tani nuk ka ndonjë vendim për ndonjë aksion, protestë apo dicka tjetër me rastin e inaugurimit të zotit Thaçi, por mund të ketë një takim konsultativ të partive opozitare para këtij inaugurimi,” ka thënë Sherifi, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq, Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit në ardhje në Info Magazine të Klan Kosovës para një jave ka shpalosur detaje nga organizimi i inaugurimit të shefit të tij.

Ai është shprehur se nuk ka arsye që Opozita ta kundërshtojë një President legjitim i cili gëzon përkrahje në popull.

“Çdo gjë është gati, kemi bërë gati skenarin se si do të shkojë inaugurimi i Presidentit. Është hera e parë që një president në shkuarje i dorëzon detyrën një presidenti të ri që është në ardhje. Kjo do të bëhet si traditë, ku presidentët e ardhshëm do t’ia bartin detyrën presidentëve të rinj”.

“Më 7 prill në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca solemne ku presidenti i ri zyrtarisht jep betimin dhe merr detyrën, kurse të nesërmen do të mbahet ceremonia e pranim dorëzimit. Në sheshin “Skënderbeu” dhe Ibrahim Rugova, do të ketë një defile, ku presidentja së bashku me presidentin e ri do të ecin përgjatë shesheve,” ka thënë Arifaj në Info Magazine.

Për këtë inaugurim të ftuar janë edhe shumë personalitet botërore dhe presidentë nga rajoni, ndër ta edhe Tomislav Nikoliq – i cili ka thënë se nuk do të merr pjesë në inaugurimin e një presidenti të një vendi inekzistent.

Bajrush Morina: Ceremonia e inagurimit folklorike, Thaçi megaloman

Kurse gjithë këtë ceremoni për Presidentin e ri, Bajrush Morina, gazetar dhe analist e sheh si provokim, diçka të panevojshme – folklorike dhe megalomane nga ana e Thaçit i cili sipas tij dëshiron të duket si më i madhi.

‘’Inaugurimi i Hashim Thaçit, President do të jetë një ceremoni folklorike e cila më së paku përkon me realitetin aktual në Kosovë. Në një Kosovë me kaq polarizime politike, në një vend kaq të destabilizuar në të gjitha komponentet e funksionimit të shtetit, në një situatë kur çdo ditë rritet mjerimi e varfëria e jo mirëqenia e prosperiteti, një ceremoni e tillë është sa absurde aq edhe provokative.’’

‘’ Thaçi duket se vuan nga megalomania për të qenë “i pari” dhe “më i madhi”. Ai po e gjen këtë hapësirë të manovrimit të tij politik fal edhe partnerit të vet, LDK-së, ndaj më 8 prill do të kemi inaugurim të një presidenti politik,’’ ka thënë Morina, njofton Klan Kosova.

I pyetur nga Klani rreth mungesës së mundshme të Opozitës në këtë inaugurim, Morina u shpreh.

‘’Mungesa e opozitës edhe në Kuvend, me rastin e zgjedhjes por edhe në ceremoninë inauguruese shpreh realitetin e vrazhdë të përçarjes së skenës politike në Kosovë,’’ njofton Klan Kosova.

Ndonëse partitë opozitare së fundi nuk janë duke vepruar në sinkron si më parë, ato kanë ditur që shpesh edhe hezitantët e skeptikët më të zëshem t’i befasojnë me veprimet e tyre si brenda ashtu edhe jashtë parlamentit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara