Agjenti i Yaya Toure i hap derën Interit. Pavarësisht se kontrata e tij përfundon sezonin e ardhshëm, mesfushori i Man.City do të largohet nga Anglia në fund të këtij sezoni. Lajmin e konfirmon agjenti i futbollistit nga Bregu i Fildishtë, Dimitri Seluk, i cili gjithashtu i ndez dritën jeshile Interit për një transferim të mundshëm të Yaya Toure në Milano.
“Yaya tek Inter? Për momentin mundem vetëm të konfirmoj se klienti im do të largohet nga Man.City në fund të sezonit. Inter është një klub i madh dhe ka një projekt ambicioz. Të gjithë e dimë që Yaya ka një marrëdhënie shumë të mirë me trajnerin Mancini. Në drejtim të futbollistit kanë ardhur shumë oferta dhe ne jemi duke i marr në vlerësuar secilën prej tyre”
Mesfushori nga Bregu i Fildishtë prej kohësh kërkohet nga klubi ziklatër. Trajneri Roberto Mancini sezonin e kaluar e dëshironte me ngulm lojtarin, por pavarësisht se mes tij dhe 34-vjecarit pati sinjale pozitive, transferimi nuk u realizua. Sidoqoftë konfirmimi se Yaya Toure do të largohet nga Citiziens, ka rindezur shpresat e Interit dhe ndoshta sezonin e ardhshëm Mancini do të këtë në dispozicion shtatlartin afrikan.