Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, takoi sot Frederica Mogherinin, përfaqësuese e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.
Ky takim ndodh vetëm pesë ditë para se Jahjaga ta dorëzojë mandatin e saj me 7 prill, pasardhësit, Hashim Thaçi, i zgjedhur në këtë post.

Takimi duket të ketë qenë tejet miqësor për shkak se të dy zyrtaret e larta kanë falënderuar njëra-tjetrën edhe nëpërmjet rrjetit social twitter.
“Diskutim i mirë me Frederica Mogherinin mbi rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka shkruar Jahjaga, raporton lajmi.net.

“Diskutim edhe mbi zhvillimet në rajon”
“Faleminderit për mbështetjen tuaj për Kosovën”, shkruan Jahjaga.
Por ky falendërim ka marrë edhe përgjigje nga Frederica Mogherini.
“Faleminderit për punën tuaj për Kosovën”, ka shkruar Mogherini në llogarinë e saj në twitter.




























