Lajmet

Kroacia thotë se Serbia është nismëtarja kryesore e luftërave në ish-Jugosllavi

04.04.2016 20:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Pa u përballur me të kaluarën dhe përgjegjësinë reale për luftërat në ish-Jugosllavi, nuk mund të ketë pajtim mes popujve dhe shteteve, ka deklaruar shefi i diplomacisë kroate, Miro Kovaq.

Në një intervistë për të përditshmen boshnjake, “Dnevni Avaz”, Kovaq ka thënë gjithashtu se Serbia është nismëtare e të gjitha luftërave në ish-Jugosllavi.

“Nismëtari kryesor i luftërave në Slloveni, Serbi, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë, ka qenë politika agresive serbomadhe. Me këtë duhet të përballemi dhe të nxirren përfundime të përgjegjshme”, ka thënë Kovaq, transmeton Koha.net.

Ministri kroat ka shtuar se përballja me të kaluarën duhet të bazohet në vlerat morale, të cilës, sipas tij, nuk i ndihmon lirimi i Voisllav Sheshelit, fakt të cilin ai e ka quajtur edhe njëherë “fyese dhe tronditëse” si dhe “shkatërrues për procesin e pajtimit mes popujve dhe shteteve fqinje”.

Kovaq ka thënë po ashtu se Kroacia pret që prokuroria e Tribunalit të Hagës të apelojë vendimin për shkak se lirimi i Sheshelit sjell përfundimin se ata [njerëz] që nxisin luftë dhe kryejnë spastrime etnike në botë dhe bëjnë ndryshime të dhunshme të kufijve tani “kanë një çek moral të bardhë” për të vazhduar me punën e tyre.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare