Lajmet

Parlamenti Studentor: Studentët po kërcënohen nga sekretarja e universitetit

04.04.2016 20:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Parlamenti Studentor i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, thotë se ushtruesja e detyrës së sekretares së universitetit, Linda Dula Halilabazi ka kërcënuar studentët me largim nga fakulteti dhe se u ka bërë shantazhe në forma të ndryshme. Përmes një njoftimi për media, Parlamenti Studentor thotë se këtë problem do ta dërgojë në Gjykatë Themelore, meqë sipas tyre, ankesat e studentëve nuk janë marrë parasysh nga asnjë organ i UP-së.

Në njoftimin e Parlamentit Studentor thuhet se Dula Halilabazi u ka bërë shantazhe të ndryshme studentëve, për të cilat, ekzistojnë fakte.

Sipas Parlamentit Studentor, sekretarja Dula Halilabaz, vendimet për t’i dënuar studentët po i merr në bashkëpunim me kryetaren e komunës, Mimoza Kusarin.

“Znj.Linda Dula Halilabazi, i kërcenoi studentët me largim nga fakulteti, shantazhe në forma të ndryshme dhe kërcënime me telefonata, për këtë jemi në gjendje t’ju sigurojmë fakte. Ne nuk do të ndalemi deri sa të mirren masa adekuate konform rregullave dhe dispozitave ligjore sa i përket ankesave që kemi bërë kundër U.d Sekretares së Universitetit znj.Linda Dula Halilabazi, kjo e fundit nuk rri rehat derisa duke bashkëpunuar me Mimoza Kusarin arriti qëllimin t’i dënon me gjobë pesë studentë përfaqësues të Parlamentit Studentor. Po ashtu ankesat e studentëve nuk janë marrë parasysh nga asnjë organ i Universitetit, ku jemi detyruar që këto ditë t’i adresohemi Gjykatës Themelore në Gjakovë, për shkak se edhe Ministri i Arsimit, nuk mori masa për këtë çështje”, thuhet në njoftim.

Parlamenti Studentor thotë se gjendja krijuar në Universitetin e Gjakovës është shqetësuese.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare