Mbrohet Messi: Nuk i lexoj ato që firmos

E publikuar: 04/04/2016 15:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lionel Messi reagon ndaj akuzave për evazion fiskal. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, ka reaguar pas bërjes publike të disa e-mailve, ku shumë personazhe të ndryshëm nga bota e biznesit, politikës, por edhe ajo e sportit akuzohen për evazion fiskal, ne kompani të ashtuquajtura of-shore. Argjentinasi është akuzuar përpara disa kohësh nga gjykatat spanjolle për evazion në shumën e 4.1 milionë Eurove. Sulmuesi u shpreh, se nuk është në dijeni për dokumentat që firmos, pasi sipas tij ai nënshkruan cdo gjë që i jep babai i tij, gjithashtu ai shtoi se nuk i sheh me vëmëndje dokumentat dhe nuk kërkon informacione mbi përmbatjen e tyre. Në lidhje me skandalin, kanë reaguar dhe avokatët e Michel Platini, një tjetër emër i madh i sportit që është përfshirë në këtë cështje.

Përfaqësuesit ligjor të ish-numrit 1 të Uefas, deklaruan se të gjitha llogaritë bankarë të klientit të tyre janë të verifikuara nga administrata fiskale zvicerane, ku Platini është rezident që prej vitit 2007. Sipas asaj që raportojnë mediat, numri i atyre që janë të përfshirë në skandal pritet të rritet. Pjesë e saj janë ish-drejtues klubesh dhe drejtues aktual. Të përshirë janë jo vetëm emra nga bota e futbollit, por edhe nga sporte të tjera.