Emrin e mbajnë të njëjtë por nga pikëpamjet e tyre politike dallojnë shumë. Është ky Hashim Thaçi, i LDK’ së, i cili mban emrin e njëjtë me ish-kreun e PDK-së, tanimë president në ardhje.
Emrin që mban Hashim Thaçi i LDK’së, thotë se më shumë ia ka parë sherrin se sa “hajrin”. Sherrin më të madh, emrit që mban ia pa para luftës dhe gjatë luftës në Kosovë, ku shpesh herë i ishte rrezikuar edhe jeta e tij. Ai tregoi se letërnjoftimin nuk kishte guxuar ta merrte asnjëherë me vete, pasi që i figuronte emri Hashim Thaçi.




























