Sport

Thyhet miti Golden State, mundet pas 430 ditësh në shtëpi

02.04.2016 10:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

430 ditë më pas Golden State Warriors mundet sërish në Oracle Arena dhe tashmë skuadrës nga Oakland i duhet të vuajë deri në fund për të thyer rekordin e Chicago Bulls të sezonit 1995-1996. Për të rrëzuar një mit nevoitej një tjetër mit, sepse pas 54 fitoresh radhazi të arritura në shtëpi përgjatë sezonit të rregullt duke vendosur një rekord të ri, kampionët në fuqi u mposhtën pikërisht nga skuadra më e madhe në të gjithë historinë e Nba, Boston Celtics. Në Oracle Arena, 17-herë kampionët e Nba triumfuan me shifrat 109-106 dhe tashmë janë shumë pranë kualifikimit në play-off. Për skuadrën nga Massacusets shkëlqeu dyshja e përbërë nga Isaiah Thomas dhe Evan Turner, me të dy këta basketbollistë që realizuan sëbashku 43 pikë 11 asiste dhe 5 rebound. Paraqitje e mirë në rradhët e Golden State e të përhershmit Stephen Curry që e mbylli sfidën me 29 pikë 6 asiste dhe 5 topa të kontrolluar poshtë tabelës. Me 68 fitore dhe 8 humbje në 76 takime gjithsej, Warriors nuk duhet të pësojnë më shumë se 1 disfatë deri në 6 ndeshjet e mbetura për të thyer rekordin historik të Chicago Bulls me 72 fitore dhe 10 humbje.

Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes së Nba spikat suksesi i Toronto Raptors që fitoi brenda në Tennessee, përballë Memphis Grizliess me shifrat 99-95. Dy heronjtë e skuadrës kanadeze ishin DeMar DeRozan dhe Kyle Lowry që realizuan respektivisht 27 dhe 22 pikë.

Një fitore fantastike pas kohës shtesë arriti, Cleveland Cavaliers që mundi brenda në Georgia, Atlanta Hawks 110-108. I mrekullueshëm Lebron James që e mbyll ndeshjen me 29 pikë 9 asiste dhe plot 16 rebound.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit