Kryesore

Këtë s’e ka pritur Kadri Veseli, një kandidat nga Skenderaj po synon t’ia marr postin e kryetarit të PDK-së

01.04.2016 16:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Këtë s’e ka pritur Kadri Veseli, një kandidat nga Skenderaj po synon t’ia marr postin e kryetarit të PDK-së

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në garën e brendshme për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, do ta ketë një kundërkandidat.

Kadri Veseli nuk do të jetë kandidati i vetëm për kryetar të partisë më të madhe në vend, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), raporton Indeksonline.

Nga sot në këtë garë është edhe Sylejman Kerolli nga Skenderaj, i cili synon të marr postin e të parit të kësaj partie.

Kerolli ka thënë për Indeksonline se vendimin për të kandiduar për kryetar të PDK-së e ka marr duke pasur parasysh se është një parti demokratike dhe e hapur.

“Kam vendosur të kandidoj për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës vetëm se është parti demokratike dhe ka hapësirë më shumë për të qenë transparent. Andaj, nga sot bëj të ditur se unë jam kandidat për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, dhe me 7 maj do të mbahet konventa e PDK në nivel qendror, ku do të marrin pjesë delegatët e të gjitha komunave të Kosovës, që janë diku rreth 600 delegatë”, ka thënë Kerolli.

Ai duke folur për kundër-kandidatin e tij, Kadri Veselin ka theksuar se ndonëse gara do të jetë e vështirë, pret që të marrë vota në Konventën e partisë që do të mbahet në maj.

“Nuk e di a do të marrë vota të mjaftueshme, mirëpo unë po hy në garë, sepse secili njeri që hyn në garë mendon që në të ardhmen do të marr edhe vota. Ndonëse gara është bajagi e vështirë, duke e pasur parasysh kundër-kandidatin që është pretendent, mirëpo është parti demokratike dhe unë e vlerësoj këtë”, ka thënë Kerolli, duke shtuar se është e drejt e secilit kandidat të konventës të marr pjesë dhe të kandidoj për kryetar të partisë.

Ai ka vlerësuar se përparësitë e tij në garë janë rrethi i gjerë që e ka dhe kontributi që ka dhënë gjatë karrierës së tij për PDK-në.

Kujtojmë se për 16 kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës ishte Hashim Thaçi, i cili e la këtë pozitë pas marrjes së postit të Presidentit të Kosovës. Ndërsa Kadri Veseli është pretendenti kryesor për të parin e PDK-së.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

Haxhiu vizitoi Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare

Haxhiu vizitoi Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%