Lajmet

Vihet në funksion aeroporti i Kukësit

01.04.2016 14:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Kontrata që i garantonte ekskluzivitetin e fluturimeve në gjithë Shqipërinë kompanisë koncesionare që menaxhon Aeroportin e Rinasit, është ndryshuar.

Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto njoftoi arritjen e marrëveshjes me kompaninë dhe hapjen për fluturime të Aeroportit të Kukësit, i cili prej disa vitesh ndodhej në pritje.

Në një konferencë për mediet me përfaqësues të kompanisë koncesionare të Rinasit, ministri i Transporteve Haxhinasto bëri me dije arritjen e marrëveshjes që zhbllokon fluturimet për qëllime civile .

“Është një ditë me mjaft rëndësi për aviacionin civil shqiptarë sepse do të vendosim në funksion Aeroportin e Kukësit”, deklaroi Haxhinasto, duke shtuar se kjo do të ndihmojë në ofrimin e tarifave dhe çmimeve më konkurruese në rajon.

E pranishme në konferencë ishte edhe ministrja e Ekonomisë, Milva Konomi.

“Hapëm mundësinë për të patur lëvizje më të gjerë për të gjithë ata që duan të vizitojnë Shqipërinë, si në pjesën Veriore dhe në atë Jugore. Kjo është një nxitje për sektorin e turizmit dhe zhvillimit ekonomik të vendit, pasi siç tregojnë statistikat, çdo për çdo 15 vetë që vizitojnë vendin tonë kemi një të punësuar”, deklaroi ajo.

Nga ana e tij, ministri Haxhinasto deklaroi se në këmbim të hapjes së Aeroportit të Kukësit, kompanisë koncesionare të Rinasit i është zgjatur kontrata.

“Parimi i këtyre bisedimeve ka qenë që kompania të mos dëmtohej në planin e saj të biznesit, që do të thotë që çdo reduktim i numrit të pasagjerëve do të kompensohet me periudhën e zgjatjes koncesionare. Ne do të respektojmë koncesionarët në Shqipëri”, deklaroi ai.

Hapja e Aeroportit të Kukësit do të krijojë rreth 200 vende të reja pune, ndërkohë që Haxhinasto deklaroi se po bëhet studimi i mundësisë për hapjen e një aeroporti tjetër në Jug të vendit.

Që marrëveshja të hyjë në fuqi, duhet më parë të kalojë në Këshillin e Ministrave dhe më pas në seancë plenare në Kuvend, që ministri Haxhinasto tha se do të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara