Të heqësh dorë nga “vdekja” me dy pyetje !

E publikuar: 28/03/2016 10:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka kohë që tashmë debati për statutin e veteranëve ka kaluar nëpër disa faza të rendësishme, po edhe të domosdsoshme, me arsyen se kjo kategori dëshmon historinë dhe rendësinë e vetë çështjes në fjalë. Nga vendi im që aq sa mbahet mend, Kaçaniku si vatër e atdhetarisë dhe guximit intelektual që nga koha e të papersëritshmit Idriz Seferit e deri tek ajka e veteranëve tanimë dëshmorë,pra duke kujtuar ndër ta Ismail Raka, e Agim Bajramin, Vëllezërit Çaka e Qamil Ilazin mendjemprehtë dhe guximtarë, secilin po ta pyesësh për historinë e të gjithë dëshmorëve, ka nga një kujtim a ngjarje me ta e për ta. Një vijë e thjeshtë për të njohur brumin e tyre kombëtar, nuk ka nevojë për dëshmi, por për kujtime, aso kujtime që edukojnë breza të tërë në këtë frymë të idealizmit kombëtar. E bëra këtë paralele sepse, kur diçka është e thjeshtë e vërtetë të gjithë e pranojnë dhe u fle në zemër, ndërsa për një fenomen që ka ndodhur muaj më herët, ku atdhetari dhe veterani çëshjtes Beqir Krasniqi, kishte vendosur që me testament të hiqte dorë, nga varrimi tij në varrezat e Veteranëve, ku edhe prehen të qetë që nga paslufta e fundit. E kishte menduar e diskutuar gjerë e gjatë, vendimin e tij, por prapë nga arsyeja dhe dhimbja që e përcillte në kujtimet e tij gjatë përvojës jetësore, e kishte bindur veten që të hiqte dorë nga një ceremoni e tillë. Ishte vendim që duhej respektuar, por duke e analizuar konceptualisht çështjen, se si po prezentohet sot gjendja e veteranëve, mendoja që kjo ngecje, këto keqkuptime dhe kjo gjendje në përgjithësi duhet të ketë emër dhe mbiemër!
Do të shtroja një pyetje për parantezë pra: “Kur mund të hjekë dorë njeriu , nga jeta dhe kur në jetë mund të hjekë dorë nga vdekja”? Për ta menduar privimin nga jeta, kur vetë merrë vendim për veten është një gjendje që nuk mund ta shpjegojë, ndërsa kur në jetë vendosë të heqësh dorë nga “vdekja”, mendojë se duhet patur një Ideal, për të marrë vendime të tilla. Një ideal që je rritur me të dhe asnjëherë nuk ke dyshuar në të, pamvarsisht pasojave e të papriturave.
Por, në shoqërinë tonë kur kjo kategori ka këtë gjendje , mendojmë në qoftë se e shikojmë lartë atëherë duhet të ketë një fillë, dhe tek e fundit një rendësi të veçantë, prapë pavarsishtë kohës dhe rezultateve.
Nga lartë ku e gjithë historia e secilit, kam bindjen se mbahet mend nga secili, sepse diku e dikun, kanë qenë së bashku, ata veteranë, dhe ky bashkim në këtë kohë e hapsirë duhet të ketë së paku një “regji”, të ngjarjes, një skemë që të gjithë ata që kanë qenë present kanë një pasqyrë sado pak unike për të. Realiteti përjashtues këtu përbën boshtin e gjithë ekzistencës së kësaj krijese, këtij koncepti pra këtu duhet të ndalemi në një tjetër pyetje e ajo është “ çfarë ishte dikur të ishe Idealist e atdhetar i çështjes dhe çfarë është sot patriotizëm për ty, kush je ti ?
Ajo se çfarë ishe dikur, përbënë gjithë pasyqërn e përvojës tënde që t’i me shokë e shoqe gjatë asaj kohë njihje dhe bëje për vendin, këtu mbyllet Libri . Ndërsa sot, përveq asaj që të betohesh drejtë si dikur, por edhe sot të betohesh drejtë për të kaluarën, duhet deomos që edhe të tashmën ta dëshmosh se e mbronë dhe ngritë këtë vend e shtet, se i përgjigjesh siq e thotë populli, “ edhe n’dekë bashkë edhe n’drekë .
Idea për ta naltësuar Kombin dhe për ta parë si të pavarur e të bashkuem e bënë Idealistin të jetojë edhe atë që në mendjen e njeriut nuk jetohet, e ajo është kujtimi e dhimbja dhe jeta në këmbim të vdekjes, dhe kur jetën e matë me këtë “kut”, atëherë pse të mos heqësh dorë nga ajo kur, të gjithë ata që ishin; kalemxhijë, hasretxhij, e hafixhij natë e ditë dikur e tanimë, e duan copën time të tokës që e kam të garantuar kudo në botë, andaj gjithë çfarë dua unë, është të i’u bindi se nuk isha dhe nuk jam si ju. Dikur, e tani i gjallë, po edhe nesër qoftë i vdekur .
Dy pyetje : t’i apo unë ose …..?
Apo në qoftë se ne të dy jo, atëherë , kush .

Kastriot Bushi