Shkruan: Florim Zeqa
Ka disa ditë, që në opinionin kosovar është duke u folur për mundësinë e thyerjës së bllokut opozitar.
Blloku opozitar, pavarësisht dallimeve programore, gabimeve në veprime, në këtë fazë të zhvillimeve politike të vendit, vetëm si i tillë çfarë ishte deri më tani, paraqiste opozitarizëm të fuqishëm dhe të vetmen mundësi për çuarjen vendit në zgjedhje të parakohëshme (jashtëzakonshme).
Funksionimi i deritanishëm i bllokut opozitar u tregua të jetë i suksesshëm në rrafshin politik, edhe pse jo shumë i shëndetshëm për për institucionet e vendit!
Janë shumë faktor që detërminojnë të metat e këtij blloku; mungesa e fuqisë politike, intelektuale, konceptuale, parimore dhe programore,…sikurse që janë edhe shumë të tjera që konvergjojnë në; interesat personale, grupore dhe klanore,…etj !
Hyrja në bllok opozitar e partive “minore” është hyrje në “SENSO UNICO” apo rrugë njëkahëshe,…përveqse kthim mbrapa, është dështim dhe vazhdim i keqeverisjes, imoralitetit politik dhe degradimit institucional të vendit.
Situata e krijuar nga “plasaritjet” e bllokut opozitar, në dukje të parë e largon vendin nga mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke hapur mundësinë e ndërhyrjës ndërkombëtare në parandalimin e shpërthimit të “bombës” sociale në vend.
Në të kundërtën, thyerja e bllokut dhe kthimi i cilës do parti në koalicion me partitë në pushtet, përveqse fatale do të ishte zgjidhja më e keqe për vendin.
Pas fitoreve të njëpasnjëshme të betejave përballë pushtetit, ndarja e liderëve opozitar në veprimet e tyre, shkon drejtëpërdrejt në llogari të keqqeverisjes së vendit!
Siq duket, më shumë se pushtetarëve, thyerja e bllokut opozitar poashtu i ka gëzuar disa nga mbështetësit e tyre, të ashtuquajtur gazetar dhe analist politik.
S’ka asnjë fije dyshimi edhe për inate të arsyeshme personale të liderëve opozitar ndaj liderit të LDK-së, zotit Isa Mustafa, por akoma më të mëdha inatet personale ndaj Isa Mustafë janë brenda elektoratit të LDK-së, i cili, përveqse i tradhëtuar, ndihet i keqpërdorur dhe anashkaluar me rastin e lidhjes së kurorës së turpit me PDK-në.
Nuk janë kauza të paqëndrueshme “Zajednica” dhe Demarkacioni, siq u shprehë njëri nga analistët e pushtetit,…inatet politike të liderëve të bllokut opozitar në të cilat thirret “analisti” janë më tepër se njrëzore pas tradhëtisë që u kishte bërë lideri i partisë më të madhe opozitare (të atëhershme) pas zgjedhjeve të 8 Qershorit 2014.
Pavarësisht dallimeve të mëdha programore e politike, ideologjike që ka opozita e bashkuar; Vetëvendosje, AAK e Nisma muajëve të fundit dhuruan shpresë tek qytetarët për largimin nga pushteti të “dinosaurëve politik”, që zhvaten për vite e dekada rresht së bashku nga buxheti i shtetit.
Kulmi i naivitetit të një analisti politik (të pushtetit) arrinë me faktin, kur mundohet të ndërlidhë përçarjen e bllokut opozitar me largimin e Donika Kadajt Bujupit nga AAK-ja dhe përafrimin e saj me Vetëvendosjen,…duke u shprehur me ekzaltim adoleshent; “Opozita e bashkuar, tashmë është një sintagmë që mund të krahasohet me përrallat e gjyshit e të gjyshes për fëmijët parashkollorë. Gjithçka që mund të thuhet është: Na ishte seç na ishte njëherë, një opozitë e bashkuar”, përfundon citati.
Pavarësisht mospajtimeve të momentit, opozita e bashkuar duhet të mbajë kontinuitetin e veprimeve opozitare, në të kundërtën vetëm mund t’ia zgjasin jetën koalicionit qeverisës të vendit.
Megjithatë loja e re politike vetëm sa ka filluar, me këtë edhe prapaskenat e partnerit qeverisës (PDK-së) ndaj LDK-së. Me akomodimin e Hashim Thaçit në postin e presidentit të vendit, zgjedhjet e jashtëzakonshme mbetën çështje ditësh dhe javësh. Shkëndijat e para të përplasjeve politike mes partnerëve të koalicionit qeverisës filluan në dy seancat e fundit të kuvendit pa prezencën e opozitës.
Prandaj, pritet shumë shpejtë, që “Zanzibari 2” t’i jepë fund kuorës qeverisëse PDK-LDK, për ta hudhur LDK-në si leckë të përdorur dhe të coptuar siq është më së keqi.
Dilema mbetët, a do të jetë edhe kësaj radhe Hajredin Kuqi, ai që do të sjellë zanzibarin apo dikush tjetër nga radhët e PDK-së
Mbase, pas “Zanzibarit 2”, LDK-ja do të mbushet mend, për t’ju kthyer përfundimisht vetvetës,….konsolidimit të saj të brendshëm, për arritjen e reformave të thella dhe përmbajtësore duke filluar nga poshtë (baza elektorale) e deri në kreun e lartë të saj.
Pa arritjen e këtyre objektivave, pushteti për LDK-në do të jetë “mollë e ndaluar”, ngase do të jetë elektorati, ai që determinon fatin e saj e jo lideri i partisë si deri më tani.
Pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, LDK-ja do të dali dukshëm më e dobësuar dhe e tkurrur numerikisht, saqë nuk do t’i ngjajë më LDK-së së dikurshme. Andaj, mbijetesa e saj politike varet nga gjetja e çelësit të reformave të brendshme,…në të kundërtën, do të mbetët patericë e partive minore në vend, e asesi avangardë e proceseve pozitive në vend.