Opinione

LDK është çelësi!

16.03.2016 22:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Petrit Musolli

I vetmi subjekt politik që mund të ndryshojë realitetin politik është LDK! Opozita e bashkuar nuk mund ta bëjë këtë për shkak të konceptit të saj politik. Koncepti politik i Republikës, si shoqni multietnike, multikulturore e multifetare, është i pakompromis dhe i panegociueshëm! Sepse, është garancia e perëndimit (SHBA dhe të tjerët) dhënë bashkësisë ndërkombëtare, kur janë përcaktuar për mbështetjen e pavarësisë së Kosovës! Dhe, fati i subjekteve që sfidojnë këtë koncept politik do të jetë i përafërt me “Vllazninë Myslimane” e Mohamed Morsin në Egjipt.

Barra ndërkombëtare që perëndimi (SHBA dhe të tjerët) ka marrë për Kosovën e pavarur është tepër e madhe dhe e kushtueshme! Pse sot e 17 vjetë, stabiliteti mbetet prioritet, mbi atë të zhvillimit – është për faktin se të gjitha subjektet e përfaqësuara në Kuvend dhe me ndikim në një masë të konsiderueshme, kanë sfiduar pikërisht stabilitetin. Të gjitha sfidimet dhe ‘shantazhet’ politike, kryesisht janë bërë nëpërmjet provokimit të stabilitetit. Kësisoj, është e kuptueshme që vendet që kanë investuar në këtë koncept politik të Republikës së Kosovës, do të përkrahin, pa mëdyshje, subjektet që mund të garantojnë stabilitetin brenda kësaj kornize të funksionimit.
Vetëm një organizim politik që mund të garantojë këtë stabilitet dhe, njëkohësisht, tregohet premtuese për zhvillim të brendshëm ekonomik e shoqnor në përgjithësi, mund të jetë atraktiv për gardianët e këtij koncepti politik të Republikës, por edhe një rrugëdalje nga konfuziteti aktual politik që po zotëron.

Polarizimi i sotëm politik e shoqnor, nuk është pasojë e dy koncepteve të ndryshme për zhvillim, por i dy percepcioneve politike për natyrën e shtetit. E që natyra e këtij shteti është e padiskutueshme!
Në këtë realitet politik e shoqnor, është vetëm dëshirë ideja se një forcë e re politike mund të sjellë ndryshime radikale. Pavarësisht vështirësive teknike e logjistike, megjithatë – besimi nuk ndërtohet brenda dite!
Shumë më reale do të ishin forcat e reja brenda subjekteve ekzistuese. Mendoj, LDK ka mundësinë më reale për t’u ‘shndërruar’. Ose, siç e pëlqen anëtarësia e saj të thotë; të rikthehet në partinë e besimit të qytetarëve. Mirëpo, problem kryesor i LDK’së është se kjo parti ka më shumë ‘intelektualë’ sesa aktivista!
Që një kohë, para e pas zgjedhjes së Presidentit, ka shumë zëra për mospajtime e ‘tensione’ brenda kësaj partie, por asnjëherë, për shembull, nuk pat një iniciativë që të mblidhen nënshkrime (ndoshta në formë peticioni) nga elektorati e anëtarësia e gjerë e saj, për të konkretizuar një kërkesë të elektoratit e anëtarësisë së vet. Por, të gjitha shqetësimet e mospajtimet kanë mbetur në nivel spekulativ e manipulativ. Ata anëtarë të LDK’së që sot flasin publikisht për mospajtimet e mëdha brenda anëtarësisë me veprimet e Kryesisë e lidershipit të saj, kanë rastin të iniciojnë kërkesën (brenda elektoratit e anëtarësisë) për mbajtjen e një Kuvendi të ri zgjedhor të partisë – si një formë Mocioni Besimi për udhëheqjen aktuale të partisë, pas zhvillimeve të fundit!
LDK është subjekti politik që ka historikun më të pranueshëm për bashkëpunim. LDK, po ashtu, është subjekti që më së lehti mund të reformohet. Subjektet tjera janë tërësisht të kapura nga liderët (pronar)!
Nëse LDK arrin të reformohet brenda këtij viti, AAK’në dhe Nisma’në do t’i ketë të gasthme për konkurim me një listë të përbashkët, në zgjedhjet e parakohshme, që ka mundësi të mbahen së bashku me ato lokale, vitin e ardhshëm. AAK dhe Nisma, duket se e kanë kuptuar se edhe po t’i fitojnë ndonjë palë zgjedhje në një listë të përbashkët me Vetëvendosjen, do ta kenë jetëgjatësinë e qeverisjes aq sa e ka pasur Morsi me ‘Vllazninë..’ në Egjipt. Kurse, në anën tjetër, me PDK’në e udhëhequr nga Kadri Veseli, AAK dhe Nisma as nuk mund ta paramendojnë bashkëpunimin. Përveç nëse arrijnë të tejkalojnë ‘konfliktet’ personale.
LDK e reformuar, me siguri që do të impononte (në koalicion) program e jo individ, për qeverisje. Sidomos jo individ të shpallur fajtor për vepra penale. Me siguri do të impononte qeverisje transparente e llogaridhënëse, sepse, përndryshe, nuk do të kishte kurrfarë kuptimi as reformimi i saj, e as ndrrimi i Qeverisë.
Një përparësi tjetër, shumë e rëndësishme, e këtij koalicioni qeverisës do të ishte edhe fakti se PDK nuk do të mbetej krejtësisht opozitë – meqenëse posedon postin më të lartë të shtetit, Presidentin. Por, që realisht, nuk do të mund të pengonte ekzekutivin në zbatimin e programit qeverisës. E që, në anën tjetër, do të mbante peng partinë (PDK) nga opozitëbërja aktive.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Nipi i Rexhep Selimit në protestë: Ne nuk trashëguam vetëm një shtet, trashëguam një amanet

Nipi i Rexhep Selimit në protestë: Ne nuk trashëguam vetëm një shtet, trashëguam një amanet

Kurti takohet me Kaja Kallas: Radojçiqi duhet të përballet me drejtësinë kosovare

Kurti takohet me Kaja Kallas: Radojçiqi duhet të përballet me drejtësinë kosovare

Haziri në natën e shtatë të protestës “Jo në emrin tim”: Shtatë ditë nuk janë fundi, janë vetëm fillimi

Haziri në natën e shtatë të protestës “Jo në emrin tim”: Shtatë ditë nuk janë fundi, janë vetëm fillimi

Konjufca në New York: Diskutuam me partnerët për sigurinë, ekonominë dhe aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Konjufca në New York: Diskutuam me partnerët për sigurinë, ekonominë dhe aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Çitaku kritikon Kurtin për “asimetrinë e dënimeve”: Problemi është çfarë po dënohet

Çitaku kritikon Kurtin për “asimetrinë e dënimeve”: Problemi është çfarë po dënohet

Ish-zyrtari amerikan: Gjykata Speciale s’duhej të ngrihej, UÇK-ja u dënua më rëndë se ata që kryen krime

Ish-zyrtari amerikan: Gjykata Speciale s’duhej të ngrihej, UÇK-ja u dënua më rëndë se ata që kryen krime

Bordi i Paqes dhe “ndalja e luftës me Serbinë”, Trump e përmend dy herë Kosovën në Kombet e Bashkuara

Bordi i Paqes dhe “ndalja e luftës me Serbinë”, Trump e përmend dy herë Kosovën në Kombet e Bashkuara

Mustafa: Kosova s’ka çështje më të rëndësishme sesa beteja për të argumentuar se lufta e Thaçit dhe të tjerëve ishte e drejtë

Mustafa: Kosova s’ka çështje më të rëndësishme sesa beteja për të argumentuar se lufta e Thaçit dhe të tjerëve ishte e drejtë

Trump: Unë do të vendos nëse dhe kur do ta hedh në erë Iranin

Trump: Unë do të vendos nëse dhe kur do ta hedh në erë Iranin

Kurti kërkon mbështetjen e Kuvajtit që Kosova të fitojë statusin e vëzhguesit në OBI

Kurti kërkon mbështetjen e Kuvajtit që Kosova të fitojë statusin e vëzhguesit në OBI

Dënimi i Hagës, Milazim Thaçi: Kom kajtë shumë, kish pas shumë keqdashës bre zoti i marroftë

Dënimi i Hagës, Milazim Thaçi: Kom kajtë shumë, kish pas shumë keqdashës bre zoti i marroftë

Erdogan: Do ta përkrahim Kosovë për ta siguruar vendin e merituar në komunitetin ndërkombëtar

Erdogan: Do ta përkrahim Kosovë për ta siguruar vendin e merituar në komunitetin ndërkombëtar

Si u emërua shefja e SHISH, Vlora Hyseni. Karriera në Kosovë dhe akuzat e SPAK

Si u emërua shefja e SHISH, Vlora Hyseni. Karriera në Kosovë dhe akuzat e SPAK

Kusari Lila: Hapat e radhës për ish-krerët e UÇK-së duhet të mendohen mirë

Kusari Lila: Hapat e radhës për ish-krerët e UÇK-së duhet të mendohen mirë

Nga AKI në krye të SHISH, profili i Vlora Hysenit, kryespiunes shqiptare që i doli punë me SPAK’un

Nga AKI në krye të SHISH, profili i Vlora Hysenit, kryespiunes shqiptare që i doli punë me SPAK’un

Avokati Musa: Projektligji i PDK-së mund të ndikojë në kompetencat e Dhomave të Specializuara

Avokati Musa: Projektligji i PDK-së mund të ndikojë në kompetencat e Dhomave të Specializuara