Mr. Lulzim A. Beqiri [social link=”https://www.facebook.com/InfosotcomOfficial/” icon=”62221″]
Administrata Tatimore e Kosovës, nga 01 Shtatori 2015, ka aplikuar pakon e re fiskale, si: Ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale, si dhe Ligjin për Tatimin në të Ardhura të Korporatave.
Norma standarde e TVSH-së 18%,
Norma e reduktuar e TVSH-së 8%.
Mirëpo a kanë përfituar qytetarët nga pakoja e re fiskale është një dilem shumë e madhe. Konsumatorët nuk kanë përfituar asgjë përveç çmimeve më të larta. Një bukë para pakos së re fiskale kushtonte 0.30 €, po i njëjti çmim është edhe pas pakos së re fiskale. Bizneset janë pasuruar në kurriz të konsumatorëve duke ngrit çmimet nga ngritja e TVSh-së në 18%, ndërsa produktet esenciale kanë mbet me çmimin e mëparshëm.
Ministria e Tregëtis dhe e Indusrisë në mungesë të inspektorve po kontribon edhe më tej në këtë amulli dhe duke mos pasur inspector të mjaftueshëm në teren bizneset po luajn me çmime.
Konsumatorët shpesh janë ankuar se shumë produkte të cilat i takojnë normës së TVSh-së prej 8% po u faturohen me normën prej 18%, p.sh. vezët në shumicën e dyqaneve dhe në disa markete të mëdha në kryeqytet po faturohen me normën prej 18% në vend të 8%-it, që edhe ashtu po e ngarkojnë edhe më shumë buxhetin e familjeve të varfëra.
Më poshtë mund të shofim mendimin e bizneseve për pakon e re fiskale dhe mendimin e tyre sa i përket normës së TVSh-së 18% dhe normës së reduktuar 8%.
Përmes pyetësorit janë anketuar 110 ndërmarrje nga të gjithë sektorët dhe veprimtaritë ekonomike në Republikën e Kosovës, duke përfshirë tri regjione të Kosovës (Prishtina, Mitrovica dhe Gjilani). Pyetësori është dizajnuar dhe është hartuar në atë mënyrë dhe në atë formë që të mundësojë realizimin e qëllimeve të synuara.
Bizneset e anketuara në pyetjen se si e vlerësojnë përshkallëzimin e TVSh-së, kanë dhënë këtë mendim, 22.73% kanë mendim pozitiv, 62.73% e shohin si negative për bizneset e tyre këtë përshkallëzim ndërsa 14.46% nuk kanë mendim as pozitiv e as negativ.
Nga gjithsej 30 biznese të anketuara në regjionin e Prishtinës 19 biznese kanë dhënë përgjigje negative dhe kanë shprehur shqetësimin e tyre për këtë ndryshim 63.34% si pozitive nga bizneset prishtinase është cilësuar ky përshkallëzim, pra 30% e bizneseve në regjionin e Prishtinës kanë mendim pozitiv, 2 nga bizneset e anketuara nuk kanë pas përgjigjje në këtë pyetje.
Përshkallzimi i TVSh-së nuk është prit mirë nga bizneset e regjionit të Mitrovicës, 55% e bizneseve të anketuara kanë deklaruar se ky pëshkallëzim do të ketë pasoja negative për bizneset e tyre, 22.5% mendojnë se një veprim i tillë i Qeverisë së Kosovës është i mirëseardhur dhe pozitiv për bizneset e tyre, ndërsa 9 biznese ose 22.5% e tyre nuk kanë dhenë përgjigjje në këtë pyetje.
Në regjionin e Gjilanit janë anketuar gjithsej 40 biznese ku 70% e bizneseve kanë thenë se është negative ky përshkallëzim duke parë problemet dhe mos zbatimin e ligjit mbi TVSh-në, 17.5% e tyre kanë mendim pozitiv për këtë risi në sistemin tatimor të Republikës së Kosovës, vetem 5 biznese nuk janë përgjigjur në këtë pyetje.
Ngritjen e TVSh-së nga 16% në 18% nuk e kanë pritur mirë bizneset që kemi anketuar ne në këtë hulumtim shkencor, 85.46% e tyre janë të pa kënaqur kjo mund të jetë edhe si pasojë e mos sqarimit të duhur nga ana e institucioneve kompetente, ndërsa si 10.9% ose 12 biznese e shohin si pozitive ngitjen e TVSh-së, kësaj pyetje nuk u janë përgjigjur 3.64% e bizneseve për arsye të tyre personale.
Si e vlerësoni ngritjen e TVSh-së nga 16% në 18%, sipas numrit të bizneseve të anketuara.
Në regjionin e Prishtinës 27 biznese ngritjen e TVSh-së e shohin si negative për biznesin e tyre, 34 biznese nga gjithsej 40 sa janë anketuar në regjonin e Mitrovicës janë të mendimit se ngritja e TVSh-së do të ketë pasoja negative për afarizmin e bizneseve të tyre, kurse rajoni i Gjilanit 33 biznese janë shprehur se kjo ngritje do të dëmtojë bizneset e tyre, këtë ngritje si pozitive e shohin bizneset e Mitrovicës dhe atë 5 biznese, 4 nga Gjilani dhe vetëm 3 biznese nga regjioni i Prishtinës.
Ministria e Tregëtisë dhe Industrisë, duhet që të rris numrin e inspektorve dhe të bëhët një fushatë për përmirësimin e situatës në teren.