Bastoret favorizojnë konkurrentin e “Shok-ut”, “Ave Maria” (Foto)

E publikuar: 28/02/2016 22:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tri bastore mjaft të njohura, kuotën më të vogël ia kanë vënë filmit “Ave Maria”, njëri nga konkurrentët e filmit “Shok” në kategorinë e metrazhit të shkurtër në Oscar.

“Ave Maria” është film francez dhe ka për temë murgeshat e një manastiri në mes të shkretëtirës në Bregun Perëndimor. Motrat e kalojnë ditën në rutinë duke u lutur në heshtje pa ndërprerë dhe krejt kjo ndërpritet kur një familje izraelite përplas veturën në muret e manastirit, raporton lajmi.net

‘Sportsbet’, ‘Paddy Power’ dhe ‘bet365’, konsiderojnë se filmi me shanset më të mëdha për çmimin Oscar, i ka filmi me regji të Basil Khalil.

E para e ka vënë “Ave Maria” në toplist me koutën 1.72, ndërkaq “Shok” është në vendin e dytë me koeficientin 3, ndërkaq i treti qëndron “Stutterer” me 4.00.

“Paddy Power”, e favorizon “Ave Maria” me 1.73, ndërkaq “Shok” mbetet në pozitë të njëjtë sikurse në të parën, raporton lajmi.net

Në bastoren “Bet365” kuotat ndryshojnë paksa, megjithëse filmi kosovar nuk vihet në vendin e parë. “Ave Maria” vlerësohet me 2.1, ndërkaq “Shok” me koeficientin 2.63, ndërkaq “Stutterer” në pozitën e tretë me 5.5.

Filmi “Shok” ka për temë luftën e fundit në Kosovë, ku pasqyrohet nëpërmjet miqësisë së dy djemve të ri kosovar. /lajmi.net

shok 1

/lajmi.net/