Disa nga përfaqësueset e Forumit të Gruas së Partisë Demokratike të Kosovës, kanë vizituar sot familjen e Hashim Thaçit, që të premten e kaluar u zgjodh president i ri i vendit.
Është deputetja Blerta Deliu-Kodra që në profilin e saj zyrtar në Facebook ka postuar disa fotografi ku shihen në odën e familjes Thaçi, në Burojë.
Ato janë pritur nga babi dhe nëna e Thaçit si dhe familjar të tjerë, njofton Klan Kosova.


/Klan Kosova/



















