Këto janë privilegjet që do t’i gëzojë Atifete Jahjaga pas përfundimit të mandatit

28.02.2016 18:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Presidentja në largim, Atifete Jahjaga, edhe pas përfundimit të mandatit, do të marrë pagën në vlerë prej 70 përqind të asaj që e merr Shefi i Shtetit. Ajo do të ketë pagën dikur rreth 2500 euro në muaj.

Veç kësaj, Jahjaga do të ketë mundësi t’i punësojë tre persona për një periudhë pesëvjeçare derisa

Ndërkohë, Presidentja Jahjaga do të ketë përcjellje zyrtare në tri vitet e ardhshme.

Mandati i Atifete Jahjagës i përfundon më 6 prill të këtij viti. Ajo kishte ardhur në krye të Shtetit nga pozita e Zëvendësdrejtoreshës së Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Ishte bërë Shefe e Shtetit pas largimit te Pacollit nga pozita e Presidentit. Në vitin 2011, LDK, PDK dhe AKR ishin marrë vesh për një president njëvjeçar, por Gjykata Kushtetuese, kishte konstatuar se Shefi i Shtetit duhet t’i ketë pesë vjet. Atifete Jahjaga kishte dëgjuar Gjykatën e jo Marrëveshjen e tri partive, deputetët e të cilëve e patën votuar për Shefe të Shtetit. Sidoqoftë, Jahjaga pati shpresuar se mund t’i vazhdohet mandati edhe për pesë vite duke e parë krizën politike. Por, tash në krye të Shtetit është votuar Hashim Thaçi.

Gjatë pesë viteve në Presidencë, Jahjaga ka arritur të ketë në llogari bankare më shumë se 85 mijë euro.

 

Këto janë privilegjet e Presidentit pasi i përfundon mandati bazuar në Ligjin për Presidentin 

 

Neni 19

1.         Presidenti i Republikës së Kosovës pas përfundimit të mandatit në pajtim me paragrafin 1. të nenit 18 të këtij ligji ka të drejtë në pension, shuma e të cilit është shtatëdhjetë përqind (70%) e pagës të cilën e merr Presidenti i Republikës së Kosovës.

 

2.         Presidenti i Republikës së Kosovës dhe familja e tij/saj pas përfundimit të mandatit në pajtim me paragrafin 1. të nenit 18 të këtij ligji kanë të drejtë në sigurim të plotë shëndetësor dhe shërbime mjekësore në spitalet ushtarake dhe publike gjatë tërë jetës.

3.         Presidenti i Republikës së Kosovës pas përfundimit të mandatit në pajtim me paragrafin 1. të nenit 18 të këtij ligji ka të drejtë në kompensim monetar kalimtar për një periudhë shtatë mujore të tranzicionit në jetën private. Fondet mund të përdoren për zyre, kompensim të stafit, shërbime të telekomunikacionit, shtypje dhe shërbime postare të ndërlidhura me periudhën tranzitore.

 Neni 20

1.         Presidenti i Republikës së Kosovës të cilit i ka përfunduar mandati në pajtim me paragrafin 1. të nenit 18 të këtij ligji ka të drejtë për periudhën pesë vjeçare pas përfundimit të mandatit të tij/saj, në hapësirë zyreje, në pajisje për zyre, dhe në personel profesional të zyrës që nuk mund të jenë më shumë se tre (3) persona. Presidenti angazhohet nga Qeveria e Kosovës në aktivitete shtetërore, atëherë periudha pesë vjeçare fillon nga përfundimi i angazhimit të Presidentit.

2.         Personeli profesional nga paragrafi 1 i këtij neni, të drejtat e marrëdhënies së punës i realizojnë në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Kosovës, kurse emërohen nga Presidenti të cilit i ka përfunduar mandati.

Neni 21

Presidenti i Republikës së Kosovës të cilit i ka përfunduar mandati në pajtim me paragrafin 1. të nenit 18 të këtij ligji ka të drejtë në përcjellje zyrtare për tri vjet pas përfundimit të mandatit të tij/saj, në pajtim me aktet e veçanta që i sjell Ministri i Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Zyrën e Presidentit te Republikës së Kosovës.  /Express/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

Vuçiq nuk pret ndryshime thelbësore në Kosovë kur të reduktohet KFOR-i

Vuçiq nuk pret ndryshime thelbësore në Kosovë kur të reduktohet KFOR-i

Lushtaku i reagon Mihalit: Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje?

Lushtaku i reagon Mihalit: Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje?

80% të numëruara, 20-shja më e votuar e PDK-së nga votat me postë

80% të numëruara, 20-shja më e votuar e PDK-së nga votat me postë

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët

Kosova dhe Komisioni Evropian diskutojnë zbatimin e fondeve IPA, kërkohet përshpejtim i reformave

Kosova dhe Komisioni Evropian diskutojnë zbatimin e fondeve IPA, kërkohet përshpejtim i reformave

Cakolli: LVV-ja pritet të shkojë në 53 mandate, gara mes PDK-së dhe LDK-së për mandatin e fundit mbetet e hapur

Cakolli: LVV-ja pritet të shkojë në 53 mandate, gara mes PDK-së dhe LDK-së për mandatin e fundit mbetet e hapur

Terras në Parlamentin Evropian: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE

Terras në Parlamentin Evropian: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE

Zbulohet vendi ku do të nënshkruhet marrëveshja SHBA-Iran, qeveria zvicerane jep detaje

Zbulohet vendi ku do të nënshkruhet marrëveshja SHBA-Iran, qeveria zvicerane jep detaje

A mendon për dorëheqjen? Rama për revistën italiane: Ndoshta kur të futemi në BE

A mendon për dorëheqjen? Rama për revistën italiane: Ndoshta kur të futemi në BE

Ky është linku ku mund të ankoheni ju që nuk i keni marrë 100 eurot e Qeverisë

Ky është linku ku mund të ankoheni ju që nuk i keni marrë 100 eurot e Qeverisë

Trump thotë se do ta publikojë së shpejti tekstin e marrëveshjes dhe mund ta lexojë atë para kamerave

Trump thotë se do ta publikojë së shpejti tekstin e marrëveshjes dhe mund ta lexojë atë para kamerave

Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes për Koordinatorin Kombëtar të Krimit Ekonomik

Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes për Koordinatorin Kombëtar të Krimit Ekonomik