Ja kush do ta pasojë Thaçin në PDK dhe në dy postet qeveritare

28.02.2016 16:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ja kush do ta pasojë Thaçin në PDK dhe në dy postet qeveritare
Zgjedhja e Hashim Thaçit president i Kosovës, lë të zbrazët postin e kreut të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), por edhe dy postet që ai mban në qeverinë aktuale, atë të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Punëve të Jashtme.
Meqenëse Kushtetuta e Kosovës ia ndalon presidentit të vendit të ushtrojë çfarëdo aktiviteti tjetër publik, Thaçi deri në dhënien e betimit si president më 7 prill, duhet të japë dorëheqje nga të gjitha këto poste partiake dhe qeveritare.
Burime të “Rebulika24” brenda PDK-së kanë bërë me dije se pasardhës i Thaçit për ta drejtuar PDK-në do të jetë Kadri Veseli, i cili aktualisht është nënkryetar i parë i PDK-së dhe kryetar i Kuvendit të Kosovës. “Veseli pozitën e të parit të PDK-së nuk do ta mbajë vetëm si ushtrues i detyrës deri në Kuvendin e ri zgjedhor të kësaj partie, por do të mbledhë Këshillin Drejtues të përfaqësuar me delegatë nga të gjitha degët e Kosovës për të legjitimuar në tërësi pozitën e kryetarit. Por këtë nuk do ta bëjë si i vetmi kandidat i mundshëm për kryetar, pasi ai kësaj gare dëshiron t’i hyje me procedura të rregullta e me kundërkandidat”, kanë thënë burime brenda PDK-së.
Këto burime të “Republika24” kanë treguar se sa u përket pozitave ekzekutive në Qeveri, tashmë çdo gjë është e qartë. Enver Hoxhaj do ta drejtojë ministrinë e Punëve të Jashtme, kurse Hajredin Kuçi do të jetë zëvendëskryeministër i parë, në të njëjtën kohë do të mbajë edhe postin e ministrit të Drejtësisë.
Hashim Thaçi është zgjedhur president i Kosovës më 26 shkurt.

/Epoka e re/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare