Panxhari, lëngu i jetës që në kohët e lashta: ja sëmundjet që trajton

E publikuar: 27/02/2016 13:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Panxhari është perim i njohur që në kohën e Hipokratit dhe lëngu i tij është përdorur që në kohët e
lashta si medikament për trajtimin e shëumë sëmundjeve. Grekët dhe romakët e lashtë e kanë përdorur
atë për të ulur temperaturën e lartë të trupit.
Panxhari përmban magnez, vitamina, klor, betaine, jod, zink, kalcium, natrium, nitrate natyrore etj. Klori në panxhar ka veti hipoalergenike dhe ndihmon në pastrimin e veshkave, fshikëzës, tëmthit dhe nyjeve limfatike, sidomos nëse pihet në formë lëngu çdo ditë. Lëngu i panxharit trajton dhe parandalon shfaqjen e një sërë sëmundjesh si anemi, arteriosklerozë, hipertensionin, diabetin, ndihmon në sëmundjet e lidhura me gjendrës tiroide, përmirëson kujtesën dhe ju ndihmon të flini, ndihmon në periudhën e menopauzës, qetëson dhimbjet menstruale dhe forcon sistemin imunitar. Lëngu i panxharit është shumë efektiv dhe në trajtimin e sëmundjeve që lidhen me traktin tretës, kapsllëkun etj. I vetmi efekt “anësor” i lëngut të panxhari është se urina merr ngjyrë të kuqërremtë kur keni konsumuar sasi të mëdha të këtij lëngu, por kjo është diçka e padëmshme.