Protesta e së premtes e Opozitës së Bashkuar për të kundërshtuar zgjedhjen e Hashim Thaçit president i vendit dhe në mbështetje të kauzës tashmë të njohur opozitare eskaloi në dhunë.
Forcat policore u përballën me protestues që në drejtim të tyre hidhnin gurë e koktej molotovi, teksa ato përgjigjeshin me ujë me presion dhe gaz lotsjellës.
Por në disa fotografi, përveç këtyre mjeteve, shihet një polic civil që ka nxjerrë armën dhe e ka drejtuar atë, duke qëndruar në pozicion qitje, derisa kolegët e tij arrestojnë një protestues.