“Kryeministër, mirë se vjen në Kosovën serbe”

27.02.2016 10:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Veriu i Mitrovicës, por edhe i Kosovës në përgjithësi, është zgjuar me billborde për mirëseardhjen e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, vizita e të cilit është paraparë të dielën.

Nga kufiri i Jarinjës, përmes Zveçanit dhe Zubin Potokut, e deri në veri të Mitrovicës, vërehen pothuajse kudo billborde dhe fotografi në të cilat shkruan “Kryeministër, mirë se vjen në Kosovën serbe”

Mësohet se përmes këtyre billbordeve, qytetarët serbë të veriut dërgojnë mesazh se Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë dhe se Vuçiq konsiderohet kryeministër edhe i tyre.

Burime të KosovaPress-it, bëjnë të ditur se disa ditë më parë, dhjetëra pjesëtarë të xhandarmerisë serbe në rroba civile, si dhe të shërbimit të inteligjencës së Serbisë (BIA), kanë hyrë në territorin e Kosovës dhe po vazhdojnë të qëndrojnë këtu, për shkak të sigurisë së kryeministrit të tyre të dielën.

“Këta pjesëtarë të sigurisë së inteligjencës së Serbisë janë duke qëndruar në hotelet ‘BB’ dhe ‘Number one’ në veri të Mitrovicës, dhe janë duke qarkulluar kryesisht me automjete të markës Shkoda, ngjyrë të zezë dhe me targa BG, ndërsa xhandarët serbë po qëndrojnë në konviktin e studentëve Bllok 5, po ashtu në veri të Mitrovicës, ku janë ndarë disa dhoma për ta. Ata janë duke shfrytëzuar xhipat e tyre ‘Pajero’ ngjyrë të zezë dhe hiri, si dhe pa targa”, kanë thënë mes tjerash burimet.

Burimet më tej kanë shtuar se kryeministri serb do të bëjë të dielën rreth mesditës inaugurimin e Qendrës së re klinike në veri të Mitrovicës, dhe do të mbaj fjalim para qytetarëve të Zubin Potokut e Leposaviqit, ndërsa të gjithë të punësuarit nëpër institucione janë kërcënuar me vende të punës nëse nuk dalin në pritje të kryeministrit.

Sipas këtyre burimeve, bashkë me kryeministrin Vuçiq, të dielën në veri të Kosovës do të jetë edhe një delegacion i lartë i zyrtarëve serbë, në mesin e të cilëve edhe Marko Gjuriq, drejtor i zyrës për Kosovën pranë qeveri së Serbisë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

Vuçiq nuk pret ndryshime thelbësore në Kosovë kur të reduktohet KFOR-i

Vuçiq nuk pret ndryshime thelbësore në Kosovë kur të reduktohet KFOR-i

Lushtaku i reagon Mihalit: Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje?

Lushtaku i reagon Mihalit: Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje?