Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka arritur në Kosovë.
Në këto momente është duke zbritur nga avioni në Aeroportin e Prishtinës, shkruan Gazeta Fjala.
E para e shtetit gjatë ditës ka qëndruar në Londër, ku është takuar me ministren e Shtetit për Politikë të Jashtme dhe përfaqësuesen speciale të kryeministrit britanik për parandalimin e dhunës seksuale në konflikt, Baroneshën Joyce Anelay. /Gazeta Fjala/