Protestuesit e opozitës që po qëndrojnë jashtë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës kanë nisur të hedhin koktej molotovi në drejtim të objektit.
Ka eskaluar situata atje, ndërsa Policia po përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Një sasi të konsiderueshme të koktejit të molotovit protestuesit po e hedhin në drejtim të Policisë së Kosovës.
I pranishëm aty ka qenë edhe Albin Kurti.


















