AAK e NISMA dikur e donin Isa Mustafën President (DOKUMENT)

E publikuar: 26/02/2016 14:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj e kishin planifikuar ta bënin President të Shtetit, Liderin e LDK’së, Isa Mustafën.

Këtë ujdi, Limaj e Haradinaj e patën arritur pas zgjedhjeve të fundit, kur ishin bërë bashkë për ta çuar Hashim Thaçin në opozitë.

Fillimisht, Isa Mustafën, AAK e NISMA bashkë me LDK’në e patën bërë Kryeparlamentar në mënyrë kundërkushtetuese. Por, kishin dështuar të çojnë deri në fund marrëveshjen me të cilën e bënin Ramush Haradinaj Shef të Qeverisë.

Këtë marrëveshja e ka komentuar gazetari Berat Buzhala.

“Kjo ketu eshte marreveshja e VLAN’it, sipas te ciles Ramush Haradinaj do te behej Kryeminister, kurse ministri i Rrahman Morines, sic tha Donika per Isa Mustafen, do te behej President i Kosoves. E keni te nenvizume pjesen kur flitet per Presidentin e vendit. Cka po di bre…”, ka shkruar ai.