Numër më i madh i protestuesve te tendat e opozitës

E publikuar: 26/02/2016 00:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në natën e tretë të protestës së opozitës në sheshin “Skëndërbeu” dhe “Ibrahim Rugova”, vërehet një prezencë më e madhe e protestuesve.

Përkundër të ftohtit, thirrjet e vazhdueshme të opozitës kanë ndikuar në sensibilizimin e njerëzve për të mbështetur protestën e tyre kundër Hashim Thaçit president.

Opozita ka ftuar qytetarët që nesër nga ora 10:00 të mblidhen mu tek sheshet ku janë vendosur tendat në mënyrë që të protestojnë gjatë seancës së nesërme për zgjedhjen e presidentit të ri, që do të fillojë nga ora 11:00.