Albin Kurti: Mustafës i ka mbetur vetëm anëtarësimi në PDK

24.02.2016 20:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Albin Kurti: Mustafës i ka mbetur vetëm anëtarësimi në PDK

Në një fjalim para qytetarëve protestues pranë Kuvendit të Kosovës, deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha se protestuesit në mbështetje të opozitës do të rriten dita ditës.

Kurti tha se deputetët e shumicës në Kuvend kanë pasur ndërmend që sot ta zgjedhin Thaçin president, mirëpo sipas tij, kjo gjë u pamundësua nga deputetët e opozitës.

“Sonte do të jemi më shumë se dje, nesër më shumë se sot. Ne mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit ishim bashkë më Valdeten, thamë çfarë kishim për të thënë për lëndimin e Albulenës dhe arrestimin e deputetëve. Ata na thanë të ankohemi në Kushtetuese. Ne u thamë që Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja”, ka thënë Kurti.

Kurti, në adresimin e tij qytetarëve protestues te sheshet ku janë vendosur tendat, tha se dikur kryeministri Isa Mustafa i thoshte deputetëve të tij që ta votojnë Kadri Veselin për kryekuvendar vetëm që ai të bëhet kryeministër, ndërsa sot po kërkon nga ata që ta votojnë Thaçin president vetëm që të mbetet kryeministër.

Sipas tij, Mustafës i ka mbetur vetëm anëtarësimi në PDK.

“Mustafa dikur iu tha deputetëve votojeni Veselin të bëhem kryeministër, sot po i thotë votojeni Thaçin të mbetem kryeministër. Mustafës i ka mbetur v etëm ta marrë kartelën e anëtarësimit në PDK”, ka thënë Kurti.

Kurti në vazhdim tha se protesta e paralajmëruar për të premten nuk mund të jetë në ora 14:00 sepse do të jetë vonë.

“Por, kësaj radhe do të jemi bashkë që në mëngjes. Kjo është arsyeja pse nesër duhet në jemi më shumë. Duke fjetur në shesh ne jemi duke punuar. Nuk e pranuan referendumin – ne nuk kemi qare pa u kthyer te populli. Sonte dhe nesër njoftoni sa më shumë miq e dashamirë”, ka thënë ai.

Po ashtu, Kurti u ka bërë thirrje edhe bashkatdhetarëve që të vijnë e t’iu bashkohen protestës së opozitës kundër zgjedhjes së Thaçit president i Kosovës.

Ndërkaq, Time Kadriaj, deputete e AAK-së, ka thënë se kjo Qeveri po përdor policinë e popullit për të shtypur opozitën. Ajo tha se këto ditë qytetarët janë së bashku dhe sipas saj kështu do të jenë deri në rrëzimin e Qeverisë.

Ndërkaq, Zafir Berisha i NISMË-s për Kosovën, u shpreh i bindur se vendosmëria qytetare finalen e ka të premten në orën 11:00. Ai tha se opozita nuk do të lejojë projektin fatkeq për zgjedhjen e Thaçit president.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike