Agjencia Kundër Korrupsionit godet Isa Mustafën: Bordet e NP në kundërshtim me ligjin (DOKUMENT)

E publikuar: 23/02/2016 17:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa shumë emërime në borde të Ndërmarrjeve Publike i ka bërë në kundërshtim me ligjin. Kështu ka konstatuar Agjencia Kundër Korrupsionit, në një vendim që e ka marrë më datë 15 shkurt të këtij viti.

Sipas këtij vendimi, një kopje të të cilit e ka siguruar Gazeta Blic, thuhet se Agjencia Kundër Korrupsionit, sipas detyrës zyrtare ka filluar procedurën e hetimeve paraprake lidhur me emërimin e një numri të madh të Drejtorëve në Bordet e Ndërmarrjeve Publike, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Ndërmarrjet Publike.

AKK ka vërejtur se për drejtor të shumë Ndërmarrjeve Publike Qendrore, janë emëruar persona të cilat bazuar në dispozitat e ligjit për NP, nuk mund të ushtrojnë një funksion të tillë.

Duke e parë këtë trend të emërimeve për drejtor të Bordece në NP në kundërshtim me ligjin, Agjencia Kundër Korrupsionit në vendimin e saj, një kopje të të cilit e posedon Gazeta Blic, e nxjerrë një opinion, ku i kuron Qeverisë se si të veproj me këto borde./ Gazeta Blic

Untitled

Untitled1

Untitled2

/Gazeta Blic/