Thaçi i ka siguruar nënshkrimet, të enjten president

E publikuar: 23/02/2016 11:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Brime Brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), thonë se zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka siguruar nënshkrimet për thirrjen e seancës për zgjedhjen e tij President i Kosovës.

Burime të Infopress-it Brenda Kuvendit të Kosovës, bëjnë të ditur se Hashim Thaçi do të zgjedhet të enjten president i Kosovës. Sipas këtyre burimeve, zgjedhja e Thaçi do të bëhet gjatë seancës së rregullt parlamentare.

Këto burime konfirmojnë se Thaçi e ka të sigurt edhe kuorumin për mbajtjen e seancës.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, në seancë duhet të jenë së paku 2 të 3-tat e deputetëve, ndërsa në raundin e parë Presidenti zgjedhet me 2 të 3-tat e votave, nëse dështon raundi i parë dhe i dytë, atëherë në raundin tertë Presidenti zgjedhet më 61 vota të deputetëve.

Ndryshe, zgjedhjen e Thaçit President të Republikës, po e kundërshton ashpër Opozita e Bashkuar, të cilët kanë paralajmëruar se nuk do lejojnë zgjedhjet e Thaçit në këtë pozitë.