Mustafa e komplikon zgjedhjen e presidentit. A do të shkohet në zgjedhje të reja?

22.02.2016 21:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Pjesëmarrja e kryeministrit Isa Mustafa, në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Londër, do ta shtyjë zgjedhjen e presidentit të vendit.

Burime të “Republika24” brenda koalicionit qeverisës kanë konfirmuar se kryeministri Mustafa të mërkurën do të kthehet në Kosovë, dhe po këtë ditë është paralajmëruar se do të mbahet seancë plenare, por nuk do të mund të votohet presidenti, pasi partnerëve të koalicionit do t’u duhet edhe dy ditë kohë për përgatitje. “Të enjten Kryesia e Kuvendit do të mbajë mbledhje dhe pritet ta caktojë seancën për zgjedhjen e presidentit për të premten ose eventualisht të dielën”, kanë konfirmuar këto burime.

Zyrtarët e PDK-së në deklarimet e tyre nëpër medie po thonë se koalicioni qeverisës i ka votat për ta zgjedhur Hashim Thaçin president.
Por çfarë do të ndodhë nëse koalicioni qeverisës nuk do të mund ta zgjedh presidentin.
Data e fundit për zgjedhjen e presidentit është 7 marsi i këtij viti. Sipas nenit 86 të Kushtetutës, që sqaron mënyrën e zgjedhjes së presidentit dhe kuorumin e nevojshëm, gjatë seancës për zgjedhjen e kreut të shtetit duhet të jenë së paku dy të tretat e deputetëve të Kuvendit, apo 80, nga 120 deputetë sa janë gjithsej. Nëse asnjë kandidat nuk merr shumicën e votave, prej dy të tretave të deputetëve, në dy votimet e para, organizohet votimi i tretë mes dy kandidatëve, të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave në votimin e dytë dhe kandidati që merr shumicën e thjeshtë të votave të të gjithë deputetëve, apo 61 prej tyre, zgjedhet president i Kosovës. Ndërkohë, nëse edhe në votimin e tretë asnjë kandidat nuk arrin t’i marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur president, shpërndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditëve.

/Republika24/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: SHBA-të nuk janë vetëm aleati ynë kryesor strategjik por partner i pazëvendësushëm

Konjufca: SHBA-të nuk janë vetëm aleati ynë kryesor strategjik por partner i pazëvendësushëm

U raportua se Granit Plava telefonoi në një emision, reagon Shërbimi Korrektues: Nuk ishte zëri i tij

U raportua se Granit Plava telefonoi në një emision, reagon Shërbimi Korrektues: Nuk ishte zëri i tij

Kurti priti në takim dy kongresistë amerikanë, diskutuan për NATO-n dhe sigurinë rajonale

Kurti priti në takim dy kongresistë amerikanë, diskutuan për NATO-n dhe sigurinë rajonale

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Albin Kurti viziton shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë për Kurban Bajram

Albin Kurti viziton shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë për Kurban Bajram

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Një shoqëri që harron të moshuarit, humb shpirtin

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Një shoqëri që harron të moshuarit, humb shpirtin

NATO dhe partneriteti me SHBA-në në fokus të takimit të Haxhiut me kongresistët amerikan

NATO dhe partneriteti me SHBA-në në fokus të takimit të Haxhiut me kongresistët amerikan

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova