Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se sa më shpejt duhet filluar ndërtimi i autostradës Nish- Prishtinë duke e quajtur atë “autostradë e paqes”.
Kjo rrugë, njofton portali serb akter, do t’i lidhë në mënyrë të mirë serbët dhe shqiptarët.
“Ajo do të jetë autostradë e paqes dhe besoj se do të jetë lidhja më e mirë ndërmjet Beogradit e Prishtinës dhe e ftojmë BERZH-in që të na ndihmojë”, ka thënë Vuçiq duke iu drejtuar pjesëmarrësve në samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH) që po mbahet në Londër.
Në këtë samit po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.