Menu
12:55 / 22.02.2016Pacolli pyet Mustafën: Ku mbetën 50 milionë markat e 3 përqindëshit?
0 shares
0 komente
Shpërndaje
Tweet
Share
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, është përfshirë në debatin rreth fondit të shumë përfolur të 3 për qindëshit.
Në këtë kontekst, nëpërmjet një postimi në Facebook, Pacolli, duke e vlerësuar si çështje shumë të ndjeshme ka thënë se është shumë mirë që po shkruhet dhe po flitet.
Megjithatë, ai ka shtruar një pyetje, duke aluduar në atë që thotë se e kishte dëgjuar dikur paslufte nga Isa Mustafa, kur ky i fundit kishte thënë se nga ky fond kanë mbetur edhe 50 milionë marka gjermane.
E pytja e Pacollit është: Ky mbetën ato fonde?
Ja postimi i plotë i Pacollit:
Fondi (fondet) i (e) 3%
Kohët e fundit po lexoj për 3%. Është mirë që po shkruhet dhe që po flitet për këtë çështje shumë të ndjeshme.
Pas mbarimit të luftës, unë kam parë një intervistë të Z. Fatmir Sejdiu dhe Z. Isa Mustafa, ku ky i fundit deklaron se nga (në) fondi(n) e 3% kanë mbetur edhe 50 milion marka gjermane.
Është e drejta e të gjithëve ta dimë se ku mbetën ato fonde, duke ditur se ato fonde janë të popullit e sidomos të mergatës, po edhe të miat dhe familjarëve të mi.(sic)