Çollaku akuzon opozitën se po e dëmton procesin e integrimeve

E publikuar: 22/02/2016 11:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri për Integrime Evropiane, Bekim Çollaku, ka kritikuar sot veprimet e tri partive opozitare në vend, të cilat sipas tij po e dëmtojnë rëndë procesin e integrimit të Kosovës.
Çollaku tha se është për keqardhje që opozita nuk po bënë as minimumin e vet për ta ndihmuar Kosovën në përmbushjen e kritereve sa i përket liberalizimit të vizave.

“Përkundrazi të gjitha veprimet e saj janë në kundërshtim jo vetëm me kriteret për liberalizim të vizave por dhe në kundërshtim me vetë përcaktimin tonë strategjik për integrime euroatlantike”, tha Çollaku.

Ai, këto komente i bëri pas nënshkrimit të marrëveshjes me Maqedoninë në fushën e integrimit evropian.

Çollaku tha se kjo marrëveshje do t’i shërbejë Kosovës t’i marr përvojat e këtij vendi fqinj sa i përket integrimeve evropiane.