Mustafa: Shteti nuk do të dorëzohet para gazit lotsjellës e dhunës

20.02.2016 15:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mustafa: Shteti nuk do të dorëzohet para gazit lotsjellës e dhunës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se pozita më nuk do të tërhiqet për t’i mbajtur seancat lart në sallën alternative, sepse 90 deputetë nuk mund t’i dorëzohen dhunës, gazit lotsjellës dhe tekeve të një grupi të opozitës.
Ai para gazetarëve në Stantërg, ka thënë se gazi, dhuna dhe pengesat në parlament nuk janë argument që duhet ofruar qytetarëve të Kosovës, bashkësisë ndërkombëtare dhe perspektivës së vendit.

“Unë do të dëshiroja që ngjarjet e djeshme të Kuvendit të jenë të fundit, sepse vërtetë nuk ka asnjë kuptim dhe asnjë domethënie që të hudhet gaz lotsjellës dhe të tentohet që me dhunë të bllokohet puna e Parlamentit të Republikës së Kosovës. Parlamenti është vend ku pozita dhe opozita duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët që të diskutojnë të gjitha çështjet që preokupojnë vendin dhe unë do ta ftoja opozitën që të jetë në parlament … Por gazi, dhuna dhe pengesat në parlament nuk janë argument që duhet ofruar qytetarëve të Kosovës, bashkësisë ndërkombëtare dhe perspektivës së vendit”, ka Mustafa, raporton KP.

Mustafa ka komentuar edhe dorëheqjen e Haradinajt nga Kuvendi.

“Ajo që unë pres nga Haradinaj, veçmas nga Limaj, sepse janë njerëz që kanë punuar në institucione, kanë kontribuuar në institucionet e Republikës së Kosovës, kanë dhënë kontribut për këtë liri dhe pavarësi, pres që ata t’i kontribuojnë demokracisë dhe punës së Parlamentit të Kosovës, pavarësisht nëse Haradinaj është apo jo tani deputet i Parlamentit të Kosovës”, ka thënë ai.

Mustafa ka shtuar se opozita nuk ka asnjë arsye të mos kthehet në kuvendin e Kosovës.

“Unë mendoj se opozita nuk ka asnjë arsye të mos kthehet sepse nuk është argument as kauzë demarkacioni dhe as asociacioni që ata të mos jenë në Kuvend, ata mund të provojnë ta pengojnë, por puna e kuvendit nuk do të pengohet sepse ne kemi detyra para qytetarëve të cilat duhet t’i përmbushim, sepse nuk është çështje e tekeve dhe inateve të opozitës, por çështje e mandatit të fituar nga qytetarët dhe çështje e funksionimit të shtetit… Shteti nuk do të dorëzohet as para gazit lotsjellës, as para dhunës, por ne jemi të interesuar që krahas shtetit ta ndërtojmë një demokraci me të cilën ne do të mburremi para opinionit ndërkombëtar”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, askush më nuk do të mbajë seanca lartë në sallën alternative.

“Unë mendoj se skenari i tillë nuk duhet të vazhdojë, por Kuvendi duhet të punojë, dhe Kuvendi duhet të punojë në atë sallë ku ka punuar dje, askush më nuk do të tërhiqet që të shkojë lart, sepse 90 deputetë nuk mund t’i dorëzohen dhunës, gazit lotsjellës dhe tekeve të një grupi të opozitës”, ka thënë ai.

Ai këto komente i bëri pas shënimit të 27-vjetorit të grevës së minatorëve të Trepçës në Stanterg të Mitrovicës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së