Pacolli: Thaçi president do nxisë trazira, koalicioni s’e ka të gjatë jetën

19.02.2016 23:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, në Ballë për Ballë të Klan Kosovës ka thënë se fajtor kryesor për krizën politike në vend është pozita, pasi ajo drejton me vendin, njofton Klan Kosova.

Mirëpo sipas tij edhe opozita e bashkuar nuk mund të përjashtohet nga bashkëfajësia, pasi hedhja e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës është e papranueshme.

“Nisem nga ajo që në çdo problem janë dy fajtorë. Sot faji kryesor është të pozita sepse qeveria ka marrë përgjegjësinë që të kujdeset për mbarëvajtjen e gjërave. Nëse kjo qeveri vendosë që të shkojë vetë përpara, pa opozitën, me siguri që zgjedhjet do të mbahen më 2018 sepse numrat i ka”.

“Nuk shoh më bashkëpunim, derisa kemi parë dhunë nga të dy anët, edhe nga opozita edhe nga forcat e rendit që me brutalitet kanë nxjerrë nga salla e Kuvendit deputetët e opozitës”.

“Hedhjen e gazit lotsjellës e kam dënuar gjithmonë sepse është imazh i keq, mirëpo situata është përkeqësuar deri në masë të padurueshme kur filloi largimi i deputetëve me forcë”.

Pacolli ka thënë se nëse do të ishte në vend të Kadri Veselit, nuk do të lejonte që të mbahej seanca.

“Po të isha në pozitën e kryetarit të Kuvendit unë do ta ndërpreja seancën. E dimë që tërheqja e deputetëve në atë mënyrë është e gabueshme”.

“Por derisa e kanë abuzuar sallën e Kuvendit në atë mënyrë, as ata nuk e kanë merituar që të jenë prezent aty”.

“Sot ne synojmë që të arrijmë aty ku janë vendet e civilizuara, ku problemet zgjidhen me dialog”.

“Nëse do të isha në pozitën e kryeministrit do të mundohesha që të gjej zgjidhje politike me opozitën dhe ta caktoja datën e zgjedhjeve të parakohshme”.

Presidenti i AKR-së po ashtu ka thënë se Hashim Thaçi president do të nxiste trazira në vend dhe do ta lëkundte koalicionin qeveritar, që sipas tij nuk e ka të gjatë jetën, njofton Klan Kosova.

“Sa i përket presidentit, unë jam tërhequr kur është ngritur dyshim nga Gjykata Kushtetuese”.

“Po të isha në pozitën e Hashim Thaçit do të punoja me grupin parlamentar dhe partnerin e koalicionit dhe për 45 ditë do të kryeja procedurat”.

“Thaçi mund të zgjidhet president i vendit, por kjo do të shkaktojë trazira të vazhdueshme”.

“Ky koalicion do ta ketë shumë të vështirë të shkojë deri në fund. Diçka më thotë se koalicioni qeverisës shumë shpejtë mund të prishet”.

Ai ka theksuar se Kosovës i duhet zhvillim ekonomik, të cilin Pacolli ka thënë se mund ta sjellë vetëm AKR-ja, sidomos tani që është duke u reformuar.

“E vetmja rrugë e cila duhet të merret dhe fuqishëm të ecet përpara është zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i standardit të qytetarëve”.

“Nëse qytetari do perspektivë, do punë, jetë më të mirë, atëherë i mbetet që ta votojë AKR-në”.

“Ne jemi duke ardhur fuqishëm. Normalisht që reformat janë të dhimbshme për këdo”.

“Unë jam i afërt me të gjithë, por jam i vetmuar. Në skenën politike ne, AKR, jemi vet”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm