VESELI: VEPRIMET E OPOZITËS TË DËMSHME DHE DËSHPËRUESE

E publikuar: 19/02/2016 18:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka ftuar opozitën që të kthehen në Kuvend për të dialoguar. Sipas Veselit dialogu është e vetmja zgjidhje për të zgjidhur problemet.

Në një konferencë urgjente për media Veseli ka dënuar veprimet e opozitës e sidomos ato ditës të sotit.

“Kolegët tanë vepruan në mënyrën më të vrazhdë në mënyrë jo demokratike. Ata po dëmtojnë procesin, po na dëmtojnë neve por edhe veten. Ata janë duke dëmtuar një vlerësim historik për Kosovën”, tha Veseli.

Sipas kreut të Kuvendit çdo veprim i tillë si ai i opozitës është veprim sa i dëmshëm aq dëshpërues dhe i papranueshëm.

Veseli tha se Kuvendi është i vendosur që të vazhdojë punën e tij drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimeve euroatlantike. /RTK/