Pesë minuta pas fillimit zyrtar të seancës plenare të Kuvendit, Kryeparlamentari Kadri Veseli u detyrua të kërkojë 5 minuta pauzë, për shkak se vazhdimi i punimeve ishte i pamundur në mesin e gazit lotsjellës të hedhur nga deputetët e opozitës.
Gjatë pesë minutave të parë , deputetët e pozitës me 73 vota për ia dolën të miratojnë Deklaratën që ka të bëj me kundërshtimin e dënimit të dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga gjykata e Serbisë në Nish.
Para fillimi te seances plenare Visar Ymeri nga foltorja e Kuvendit,ka deklaruar se “Ky është fundi i këtij regjimi. Populli ka vendosur’.