Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë filluar të futen në Kuvend për herë të parë këtë vit.
Me ardhjen e hershme po prijnë sidomos deputetët e opozitës e në veçanti ata të Vetëvendosjes! por edhe AAK-së e LDK-së. Në këtë foto shihet deputetja Albulena Haxhiu e cila i është nënshtruar kontrollit tashmë të zakonshëm në hyrjen në hollin e Kuvendit.
Opozita ka paralajmëruar edhe sot bllokimin e kësaj seance që do të nisë në ora 10:00.



















