Ambasada amerikane u ka bërë thirrje të gjitha palëve në seancën e nesërme të Kuvendit, që të përmbahen nga përdorimi i dhunës.
Në një përgjigje elektronike dërguar televizionit Rrokum, Ambasada Amerikane ka çmuar faktin që protesta e opozitës ka kaluar e qetë.
“Ambasada Amerikane çmon faktin që protest është mbajtur e qetë dhe fton palët të përmbahen nga dhuna gjatë seancës së paraparë të Kuvendit gjatë ditës së nesërme”, thuhet në deklaratën e Ambasadës, transmeton Rrokum TV.
I pyteur për gjuhën e kandidatit për President të Kosovës, Hashim Thaçit, ndaj protestuesve, Ambasada ka thënë se nuk ka qëndrim rreth asnjë kandidati për President.

















