Partia Radikale serbe ka kërkuar sot që zgjedhjet lokale të Republikës së Serbisë të shpallen edhe në territorin e Kosovës.
Partia që e udhëheq i akuzuari për krime lufte Tribunali i Hagës Vojislav Sheshel ka kërkuar nga kryetarja e Kuvendit të Serbisë Maja Gojkoviq të shpallë zgjedhjet në gjithë territorin e Serbisë, që do të thotë edhe në territorin Kosovës, ka deklaruar lideri i kësaj partie, njofton radiokim, transmeton Koha.net.
“Ky është detyrim ligjor e kushtetues i saj dhe ajo do të shkelë Kushtetutën e Serbisë nëse zgjedhjet nuk i shpall në territorin e krahinës autonome të Kosovë e Metohisë”, ka thënë Sheshel.
Ai po ashtu ka thënë se radikalët kërkojnë nga kryetari serb Tomislav Nikoliq që të mos e nënshkruajë Ligjin për konfirmimin e marrëveshjes ndërmjet Serbisë e NATO-s.