Thaçi ua “rehaton” vëllezërit Arben Gashit e Armend Zemajt, si dhe djalin e Vlora Dumoshit!

18.02.2016 13:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi duket se ka gjetur strategjinë për t’i bindur edhe ata pak deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës që ishin kundër tij, ta votojnë atë për postin e presidentit. Më saktësisht, i pari i PDK-së, Hashim Thaçi ua ka avancuar në mënyrë të jashtëligjshme familjarët e disa prej njerëzve më me ndikim të LDK-së, të cilit ishin kundërshtar të mëdhenj të liderit të partisë më të madhe.
Gazeta Blic nga burime brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme ka marrë vesh se vëllai i Armend Zemajt, Astrit Zemaj është avancuar nga pozita e konsullit, në atë të zëvendësambasadorit. Sipas këtyre burimeve, ky avancim është bërë në mënyrë të pa ligjshme, për faktin që nuk janë respektuar procedurat dhe ligji.

“Për gradimin e zyrtarëve në shërbimin diplomatik, gjegjësisht për gradimin e tyre është dashur të formohet një komision, i cili do të duhej të merrte vendim. Mirëpo, në këtë rast vendimi është marrë direkt nga ministri, me rekomandim të Drejtorit të Përgjithshëm i MPJ-së”, ka theksuar ky burim i Gazetës Blic.

Pos vëllait të Armend Zemajt, në mënyrë të kundërligjshme, Hashim Thaçi ia ka rehatuar vëllanë edhe deputetit tjetër, Arben Gashit, i cili po ashtu njihet si një nga kritikuesit më të mëdhenj të kandidatit për president.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, vëllai i Arben Gashit, Asdren Gashi kalon nga pozita e këshilltarit, në atë të zëvendësambasadorit të Kosovës në Hungari.

Duke iu referuar po këtyre burimeve, ngjashëm sikurse në rastin e Astrit Zemajt, edhe në këtë rast nuk janë respektuar procedurat e parapara ligjore.

Këto avancime në mënyrë të jashtëligjshme kanë ndodhur para pak javësh.

Favoret e Hashim Thaçit për njerëzit e LDK-së nuk përfundojnë me kaq

Gazeta Blic ka marrë vesh që edhe djali i Vlora Dumoshit, e cila është ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Isa Mustafës, është sistemuar nga ministri i Punëve të Jashtme.

Rron Kryeziu i cili para disa ditësh u punësua në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, e që pastaj u transferua në Ministrinë e Punëve të Jashtme, para pak ditësh me vendim të Ministrit të Punëve të Jashtme u transferua në Ambasadën e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Edhe në këtë rast është bërë shkelje e ligjit, për faktin që djali i Vlora Dumoshit fillimisht nuk e kishte përvojën e duhur për këtë transfero dhe së dyti nuk janë respektuar procedurat ligjore”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.

Ndërkohë, partitë opozitare dhe shoqëria civile në vazhdimësi e ka kritikuar shërbimin diplomatik të Kosovës për politizim të skajshëm, çka ka bërë sipas tyre, që në shumë raste të dështoj diplomacia për shkak të joprofesionalizimit.

Sidoqoftë, Isa Mustafa gjatë kohës sa ishte në opozitë kritikonte në vazhdimësi qeverisjen e drejtuar nga PDK për kapje të shtetit, derisa premtonte që me ardhjen e LDK-së në pushtet, nuk do të ndodhnin më praktika të tilla. /Gazeta Blic/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes