Shpend Ahmeti tallet “keq” me Hashim Thaçin

E publikuar: 18/02/2016 12:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook është tallur me qëndrimet e kryetarit të PDK-së dhe njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi.

Ahmeti ia ka kujtuar deklaratat që Thaçi i ka dhënë dje, ku opozitën dhe protestuesit i quajti qyqarë dhe të paguximshëm, dhe ndërrimin e qëndrimit për 180 shkallë, ku sot opozitën e fton për dialog.

Ky është shkrimi i Shpend Ahmetit në Facebook:

Thaci dje: Ata ishin 20 metra nga ne. Ne I pritem, jo me kafe, dhe do ti jepnim pergjigjen e merituar (duke folur per dhune) dhe ata u larguan si qyqare me bisht ne mes te kembeve.

Thaci sot: I ftoj opoziten per dialog. Duhet te hapet etape e re./ GazetaBlic/InfoSot