Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka thënë se ishin bërë gati për t’i pritur opozitën por ata u kthyen si qyqarë me bisht nën shalë.
“As 10% e elektoratit të tyre nuk i janë bashkangjitur protestës, andaj ne i falënderojmë ata të cilët nuk I janë bashkuar opozitës në protestë. Aata kishin dërguar mesazhe na pritni në Qeveri, e ne ishim 20 mentra larg binës. Ata u larguan me bisht në shalë si qyqarë”, ka shtuar ai.
I pyetur nëse po e provokon opozitën me këto deklarata, Thaçi i është përgjigjur se jo.
“Nuk po i provokojmë, ne kemi heshtur e i kemi ftuar të të dialogojmë së bashku”, ka thënë ai.