Protesta e sotme e organizuar në Prishtinë nga partitë opozitare, ka tërhequr vëmendjen edhe të një televizioni rus siç është “Russia Today”.
Ky televizion është duke transmetuar drejtpërdrejt protestën në ueb-faqen e saj zyrtare, transmeton Telegrafi.
Në kanalin e tyre, shkruan se partitë opozitare kanë organizuar protestë në 8-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/



















